Opoja.net

Jep dorëheqje Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që mbështeti transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Kosova

Sekretari i Mbrojtjes në SHBA, James Mattis ka dhënë dorëheqje, dhe po konsiderohet si personi i fundit i zyrtarëve të lartë amerikane që e kanë bërë një gjë të tillë në administratën e Donald Trump, raporton CNN.

Njoftimi për dorëheqjen e tij ka ndodhur një ditë pas paralajmërimit të presidentit amerikan Donald Trump, do të tërheq trupat amerikane nga Siria, vendim ky që gjenerali Mattis e ka kundërshtuar, transmeton Telegrafi.

Në letrën e dorëheqjes, gjenerali Mattis kundërshtonte ndryshimin e politikave të presidentit Trump. Në letër thuhet se pasi që presidenti ka të drejtë të caktojë dikë “pikëpamjet e të cilit janë më të harmonizuara me të tij”.

Gjenerali Mattis, 68-vjeç, do të largohet nga posti në shkurt të vitit të ardhshëm. Ndërkaq në anën tjetër Trump nuk e ka emëruar pasardhësin e Mattis, por pranoi se së shpejti do ta bëjë një gjë të tillë.

Anëtarët e Kongresit nga të dyja partitë kanë reaguar ashpër pas lajmit për dorëheqjen e Mattis. Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McCnonnell nga Partia Republikane e Trump, ka deklaruar se ishte i “shqetësuar” kur dëgjoi për dorëheqjen, pasi ishte raportuar se kishte pasur “dallime në qëndrime” mes gjeneralit Mattis dhe presidentit Trump.

“Sepse ju keni të drejtë të keni një Sekretar Shteti, pikëpamjet e të cilit të jenë më të përputhura me tuajat, për këto dhe çështje të tjera, besoj se do të ishte më mirë për mua të tërhiqem nga posti që mbaj”, thuhet në letrën dërguar presidentit Trump.

Haradinaj takon Mattis, konfirmohet mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri

Ndryshe në fund të muajit shtator Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte pritur me nderime të larta ushtarake nga Sekretari i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-ve, James Mattis, në selinë e Pentagonit në Washington ku ishte konfirmuar mbështetja e SHBA-ve për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri, gjë që ndodhi javën e kaluar.

Loading...

Mos i humb

Tre pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Opoja.net

Kryetari i OVL e UÇK-së: Specialja po e sulmon direct UÇK-në, jo vetëm Thaçin dhe Veselin

Opoja.net

46 raste aktive në Pejë, drejtori i Shëndetësisë atje thotë se IKSHPK po i vonon rezultatet

Opoja.net

Veliu emërohet koordinator në luftimin e terrorizmit: Do ta bëjë më të mirën për vendin

Opoja.net

Vdes edhe një person nga koronavirusi në Kosovë

Opoja.net

Ahmeti: Ministria e Shëndetësisë ka lejuar importin e testeve serologjike të bllokuara në terminal doganor

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net