Jetimi im, i mjeri im, i vetmi im

Opoja.net Opoja.net Artikuj

Sa emër me vlerë është emri “Fatime” për myslimanët. Ai ishte emri i bijës së Pejgamberit, sallallahu alejhi ve sellem dhe emri i bashkëshortes së Ebu Talibit, që u kujdes për të Dërguarin e Allahut (s.a.s.), pas vdekjes së nënës së Tij, Emines. Ne duhet të diskutojmë shumë rreth kësaj zonje, sepse ajo është një zonjë shembullore për njerëzit, në mënyrë që ta kalojmë me sukses njërën prej sprovave më të mëdha… Ajo i shërbeu një fëmije jetim, e ushqeu dhe e rriti atë. Këtë e bëri në një mënyrë aq të përsosur, saqë kur ndërroi jetë, i Dërguari i Allahut, alejhissalatu vesselam, hyri në varrin e saj, u shtri aty për një kohë dhe këmishën e tij ia dha asaj për qefin, në mënyrë që të mos ndëshkohej në varr… E kujtoi atë gjithmonë me mirësi. Sa fat i madh!..

Edhe sot ka ngjarje që i dëgjoj vazhdimisht dhe që më kujtojnë nënën Fatime… Kam dëgjuar nga vetë jetimët apo nga shumë njerëz që nuk kanë nënë ose nëpërmjet disa të tjerëve se ç’heqin jetimët. Edhe pse shumë zonja që kanë zemër të butë e të mëshirshme prej nëne, tolerancën dhe dhembshurinë që shfaqin ndaj fëmijëve të tyre, nuk mund ta shfaqin ndaj fëmijëve të të tjerëve kur ata ngelin nën përkujdesjen e tyre, nëna Fatime, e sfidoi drejtësinë. Ajo nuk ulej në sofër pa ardhur Pejgamberi dhe nuk i lejonte fëmijët të hanin derisa të vinte Ai. Ajo së pari i jepte Atij për të ngrënë, pastaj fëmijëve të saj…

Në ajetin e 6 të sures Duha, thuhet: “A nuk ishe nevojtar dhe të strehoi?”. Fjala “strehim” që shprehet këtu, nuk është një strehim i rëndomtë… Ka shumë ajete në Kuranin Famëlartë që urdhërojnë mbikëqyrjen e të drejtave të jetimëve, duke filluar nga ajetin 8 i sures Insan, ku thuhet: “…Kujdesen për jetimin.”

Qendra e energjisë së zemrës sime, burimi i shëndetit thotë:

“Të kujdesesh për jetimin nuk do të thotë t’i blesh dy palë rroba për Bajram. Do të thotë t’i heqësh barrën, rëndesën e problemeve të tij psikologjike…” Kjo gjendje në popull ka zënë vend duke u shprehur në këtë mënyrë: “Jetimi u dhimbset shumë njerëzve, por janë të paktë ata që e ushqejnë.”

O Allah, falu mëshirë atyre që kanë nën përkujdesje jetimë!

Fal mëshirë në zemrat e tyre, në mënyrë që të kujdesen për jetimët dhe Emineve e Abdullahëve të mos u ngelet koka pas…

Bëji ata të mëshirshëm, zgjerojua të ardhurat, që të mos u vijë rëndë gjendja e jetimëve, t’u duken të këndshëm dhe t’u pëlqejnë…

Lësho mëshirë rreth tyre që fjalët përreth të mos ua rëndojnë barrën, por përkundrazi t’u lehtësohet…

Jetimi i Amines… Kur po i vdiste nëna, ai i qëndronte te koka. Sa tablo e paharrueshme dhe e dhimbshme që është kjo për një fëmijë gjashtë vjeç!.. Ç’dramë e madhe!. Sa gjendje të vështirë përjetojnë dhe do të përjetojnë jetimët, çfarëdo moshe qofshin deri në Kiamet!

Poeti thotë: “A ju ka vdekur juve babai? Mua më vdiq dhe u verbova.”

Kushedi sa vjeç ishte, por me sa duket ishte burrë i madh… Sado që të jetë, kur vdesin prindërit fëmija ngel jetim… Ka edhe shembuj të këndshëm, siç është ky:

Një mikeshë tregon se kur i vdiq nëna e burrit, ajo tregohet e mëshirshme ndaj tij duke  thënë me respekt ndaj Pejgamberit (s.a.s.): “Tashmë u bëre si Ai…”

Anadolli është vendi i grave të kulturuara, qofshin ato të ditura ose jo… Çfarë perlash fshihen në kraharorin e saj… Në njërën anë jetimët, të cilëve u plaçkitet prona e pasuria, vajza që shtypen në punë të rënda, ndërkohë që djemtë rrinë, në anën tjetër ka gjyshër fisnikë si Abdulmuttalibi, zonja si Fatma dhe xhaxhallarë si Ebu Talibi, të cilët sillen më të mëshirshëm me ta duke thënë: “Është jetim dhe e ka zemrën të brishtë”, që u bëjnë mirësi më shumë se fëmijëve të tyre…

O Zot, lehtësojua sprovën dhe qetësojua zemrat!.. Ti je streha dhe mbështetja e vetme për jetimët të cilët shtypen, ngaqë nuk kanë njerëz që përkujdesen për ta…

O Zot që në ditën e gjykimit do të marrësh në llogari secilin prej nesh, mëshiroji jetimët dhe ata të cilët përkujdesen për ta… Amin

Mëshiroje Sulltanin e jetimëve dhe të gjithë jetimët që do të vijnë deri në ditën e kiametit…

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-