Opoja.net

Jetmir Topalli i lumtur që debutoi te Kosova

Sport
Jetmir Topalli i lumtur që debutoi te Kosova

Jetmir Topalli është deklaruar rreth debutimit te Kosova në ndeshjen ndaj Suedisë.

Ndeshja që u zhvillua në Doha të Katarit përfundoi 1-0 për suedezët, por që disa lojtarë nga Superliga jonë kishin shansin të tregonin vetën në arenën ndërkombëtare.

Anëtari i Ballkanit ka thënë se është shumë i lumtur që debutoi te ‘Dardanët’ dhe shpreson që një gjë e tillë të përsëritet.

Kosova – Suedia (Foto: FFK-Kosova)

“Kjo ishte njëra nga ato ndjenjat më të mira që kam përjetuar ndonjëherë. Shpresoj që ta përjetoj sërish një ndjenjë të tillë të përfaqësimit të shtetit tonë.

“Falënderoj trajnerin që na e ka dhënë këtë mundësi për të debutuar me kombëtaren dhe shpresoj se pa marrë parasysh në fund rezultatin kemi arritur t’i bëjmë krenar të gjithë me lojën e treguar”.

“Ndoshta ka ndikuar edhe fakti që nuk e kemi njohur aq mirë njani-tjetrin, edhe pse gjatë stërvitjeve kemi punuar shumë. Tash duhet të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë në mënyrë që në të ardhmen të jemi sërish pjesë e kombëtares”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Burnley i ofron 28 milionë euro për Muriqin

Opoja.net

Messi për vdekjen e Bryant: S’kam fjalë, një gjeni i vërtetë na braktisi

Opoja.net

Amir Rrahmani i mrekullueshëm, tregon pse e bleu Napoli

Opoja.net

Vedat Muriqi vazhdon me formën e jashtëzakonshme, shënon në derbin e madh

Opoja.net

Muller shënon golin e 100-të në ‘Allianz Arena’

Opoja.net

Valencia e mundi Barcelonë pas 13 viteve, fërkon duart Real Madridi

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net