Opoja.net

Joshua para rimeçit me Ruizin: Do të jetë një katastrofë në rast se humbi

Sport
Joshua para rimeçit me Ruizin: Do të jetë një katastrofë në rast se humbi

Anthony Joshua ka thënë se në rast se humbë ndaj Andy Ruizit edhe në rimeç, do të jetë një katastrofë për të.

Britaniku do të tentojë t’i rikthejë tre titujt e peshave të rënda, WBA, WBO dhe IBF në belin e tij, pasi ata i kishte humbur më 1 qershor të këtij viti.

Përballja që zhvillohet në Arabinë Saudite, do të fillojë në ora 22:00, derisa Joshua ka thënë se as nuk po e mendon humbjen, por vetëm fitoren.

Momenti kur Joshua rrëzoi Ruizin (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Do të jetë definitivisht një katastrofë nëse humbi, por unë nuk po e mendojë humbjen”, ka thënë ish-kampioni i botës në peshat e rënda.

“Do të jetë një biznes i madh kur të fitoj. Por, do të ishte aq keq edhe nëse humbi, por më e mirë do të ishte kur të fitoj”.

“Këtu kemi dy anët e monedhës dhe unë duhet të fitoj patjetër, pasi ata tre tituj më takojnë vetëm mua”, ka shtuar më tej Joshua.

Në rast se britaniku fiton ndaj Ruiziti, atëherë do të pres fituesin e duelit tjetër që zhvillohet në mes të Deontay Wilderit dhe Tyson Furyt në fillim të vitit 2020. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Man City – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Zyrtare: Ylli i Real Madridit tashmë lojtar i Interit

Fari Kolloni

Conte ja rrëmben dy yje Cheleas

Fari Kolloni

Ylli i madh arrin në Mynih për testet mjekësore te Bayern

Fari Kolloni

Lojtari nga Kosova shënon gol të bukur për Bayern Munich II

Fari Kolloni

Guardiola konfirmon largimin e yllit të madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net