Opoja.net

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Sport
Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Juventus ka mposhtur konkurrencën e Interit duke fituar betejën për të firmosur me talentin shqiptar të Veronas, Marash Kumbulla.
Sipas gazetës italiane La Stampa, Hellas ka pranuar ofertën e bardhezinjëve për 20-vjeçarin, shkruan Kosova Press, transmeton Klan Kosova.
Për mbrojtësin e kombëtares kuqezi kampionët e Italisë do të paguajnë 32 milionë euro me një pjesë të madhe që do të jenë kesh; ndërsa pjesa tjetër e parave do të mbulohet nga disa lojtarë të rinj që do të kalojnë në radhët e Veronas.
Dëshira e Marash Kumbullës ishte të transferohej te Interi, skuadër për të cilën bën tifo që i vogël, por Juventusi ka lëvizur më shpejt duke arritur një akord me klubin e tij Verona.
Para disa muajsh lojtari shqiptar refuzoi ofertën e Napolit; ndërsa para dy vjetëve ai ka refuzuar edhe Juventusin që në atë periudhë e kërkonte për skuadrën e të rinjve.
Për Kumbullan përveç Interit ishin në garë edhe Lazio e Igli Tares, por edhe Borussia e Dortmundit e Manchester United, interesoheshin për kuqeziun.
Marash Kumbulla ka shkëlqyer në këtë sezon me Hellas Veronën duke u kthyer në një titullar te skuadra e drejtuar nga trajneri Juric, teksa është aktivizuar në 18 takime dhe ka shënuar edhe 1 gol.
klankosova.tv

Loading...

Mos i humb

Po arrihet marrëveshja e shumëpritur, Juventus pranë nënshkrimit me yllin e madh

Fari Kolloni

Leroy Sane nis stërvitjet te klubi i ri

Fari Kolloni

Ndeshja Inter – Torino, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Mbrojtësi i Arsenal kërkon largimin nga skuadra

Fari Kolloni

Transferimi i Lautaros? Presidenti i Barcelonës sqaron gjithçka

Fari Kolloni

Misioni i pamundur, Real Madridi heq dorë nga Neymar

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net