Opoja.net

Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbës

Sport
Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbës

Juventusi ka nisur bisedimet me Mino Raiolan për ta kthyer Paul Pogbën në Torino nga Manchester United.
Sipas “le10sport.com”, bisedimet kanë nisur menjëherë pas idesë për t’u kthyer.
Pogba asnjëherë nuk e ka fshehur dashurinë që ka për Juventusin nga ku në vitin 2016 u transferua te Djajtë e Kuq për 105 milionë euro.
Real Madrid, Barcelona dhe Paris Saint-Germain nuk duken të gatshëm të paguajnë mbi 100 milionë euro për mesfushorin, çka e vë në pozicion shumë të mirë Zonjën e Vjetër.
Me Miralem Pjanicin që është me një këmbë jashtë dhe me Adrien Rabiotin po asaj rruge, Pogba do të ishte një ndihmesë e madhe në skuadrën e Maurizio Sarrit.
Fituesi i Kupës së Botës me Francën sapo ka mbushur 27 vjet dhe është lidhur me një kalim edhe te Inter, ku do të ribashkohej me Antonio Conten.
Pogba ka bërë 178 paraqitje për Juventusin, ka kontribuar me 34 gola dhe 40 asiste. /Front Online/
The post Juventusi nis bisedimet për transferimin e Pogbës appeared first on Front Online.

Loading...

Mos i humb

Kthehet Superliga e futbollit (VIDEO)

Kushtrim Guraj

Juventus arrin marrëveshje me Veronan për Kumbullën

Kushtrim Guraj

Real Madrid me ofertë të madhe për Havertz

Kushtrim Guraj

United beson në marrëveshjen me Pogbën

Kushtrim Guraj

Arbër Zeneli nostalgjik për topin

Kushtrim Guraj

Vdes Steve Priest, basisti i bendit “The Sweet”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net