Opoja.net

K.F Opoja me rezultat të dobët për shkak të krizës financiare

Opoja Sport

Klubi Opoja ka zhvilluar miqësore me Rahovecin e cila ka treguar rezultat të dobët, pranuan 6 gola dhe nuk shënuan. 

Klubi I futbollit Opoja po kalon në vështërsi të shumta si nga mungesa e lojëtareve ashtu edhe nga ana financiare.

Secili klub mundohet të gjejë formën se si të mbijetojë dhe të shënojë edhe rezultate më të favorshme në elitën e futbollit.

“Klubit të futbollit Opoja ju mungojnë 8 lojëtarë nga viti I kaluar, kemi vështërsi të shumta financiare në klubin tonë, kemi përkrahje shumë të vogël nga Komuna”, tha Shkelzen Kalanderi, trajner I klubit për Opoja.net.

“Gjendemi në një situatë të papërshtatshme për arsye të mungesës së stadiumit në qytetin tonë, e cila çdo herë paraqet vështirësi në zhvillimin e garave”, ka thënë Kalanderi.

“Shpersojmë së edhe nga Komuna edhe nga biznesët private të na përkrahin financiarisht, e gjithashtu të mos mungojë edhe përkrahja e tifozëve të klubit” ka përfunduar Kalanderi. (Opoja.net)

Shkelzen Kalanderi
Shkelzen Kalanderi, Trajner i Klubit të futbollit Opoja. © Opoja.net

Lajm i papritur nga Argjentina, Maradona ka nënshkruar të mos varroset, zbulohet çfarë ka kërkuar legjenda e futbollit

Kushtrim Guraj

Punonjësi i funeralit bënë foto me kufomën e legjendës argjentinase dhe kritikohet pafundësisht në rrjetet sociale

Kushtrim Guraj

Dikur Maradona thoshte: Çfarë lojtari kemi humbur për shkak të kokainës!

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net