Kampioni i Kosovës në futsall debuton me fitore në UEFA

Sport
Kampioni i Kosovës në futsall debuton me fitore në UEFA

Kampioni i Kosovës në futsall, Feniksi i Drenasit, ka debutuar me fitore në “UEFA Futsal Cup”, garën e vetme të UEFA-s për klube të futbollit në sallë.

Feniksi ka mposhtur Oxford City Lions të Anglisë me rezultat 3 me 2, me golat e shënuar për kampionin kosovar nga Brahimi, Alibegu dhe Marcelo.

Skuadra nga Drenasi bënë pjesë në Grupin e fundit, atë H, ku bëjnë pjesë edhe Oxford City Lions i Anglisë, Encamp i Andorrës dhe ASA Tel Aviv i Izraelit. Me fitoren e parë, Feniksi udhëheq grupin me tri pikë.

Feniksi është një nga 32 skuadrat që do të paraqitet në fazën preliminare. Pas fazës preliminare luhet raundi kryesor kualifikues, e pas tij raundi elit. Të gjitha raundet luhen nëpër grupe. Feniksi si debutues në këtë garë, synon të kalojë raundin preliminar, që do të vlerësohej sukses shumë i madh për futsallin kosovar.

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net