Kandidati i pavarur për zgjedhjet e ardhshme komunale në Dragash, konkurues për kryetar Komune

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Personazhe

Hamdi (Samidin) Muhameti I lindur më 04/10/1969 në Brodosanë, Dragash. Shkollën fillore të kryer në vendlindje, si dhe 2 vite të shkollës së mesme – drejtim i përgjithshëm po ashtu në vendlindje. Ndërsa 2 vite të tjera të shkollës së mesme në shkollën teknike – drejtimi ndërtimtari e lartë të kryera më 1987 në Prishtinë.

Studimet të kryera në Prishtinë – inxhinier i ndërtimtarisë. Nga viti 1992 jeton dhe punon në Romë të Italisë. Ndërsa, nga viti 2001 merret me një biznes të vogël/ të mesëm privat. I martuar, dhe baba i 3 fëmijëve. Nga viti 2011 kryetar i “Odës Ekonomike Italo – Kosovare”. Ideator, inicues dhe kryetar i “Forcës së Diasporës për Atdheun” (FDA). Pjesmarrës i shumë aktiviteteve në interes te Kombit dhe shtetbërjen e Kosovës, sidomos nga viti 1989, pastaj edhe në mërgatë me veprimtari dhe organizime të ndryshme, deri edhe te angazhimi “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, “Fondin Vendlindja Thërret”, etj.. Gjithashtu edhe pjesmarrës i shumë seminareve, konferencave dhe panaireve të ndryshme.

Kontaktet e shumta me: biznesmenë, ekspertë dhe profesionistë të lëmive të ndryshme në Itali, e më gjerë, kanë ndikuar që të vijë deri tek ideja për të konkuruar “I Pavarur” në zgjedhjet e ardhshme komunale, në mënyrë që të jetë më lehtë për zhvillimin e veprimtarive dhe investimeve në komunën tonë, që planifikohet në të ardhmen të realizohen bashkarisht me ta. Natyrisht, se këto mund të kenë sukses, nëse arrihet të fitohet besimi dhe mbështetja e qytetarëve të komunës së Dragashit. Të nderuar: “Ndihmoni, për t’ju ndihmuar”. Hamdi Muhameti hamdi.muhameti@hotmail.com

© Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-