Opoja.net

Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani: Futbollistët i qëndrojnë pas FFK-së dhe Agim Ademit

Sport
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani: Futbollistët i qëndrojnë pas FFK-së dhe Agim Ademit

Lajmet  për një përjashtim të mundshëm të FFK-së nga UEFA kanë bërë që të reagojë edhe kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani.

Ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, sipas tij gjendja e krijuar është shqetësuese, kurse përkrahin institucionet aktuale të FFK-së.

“Të shqetësuar nga lajmet që kemi lexuar sot nëpër media jemi të detyruar të reagojmë ndaj një situate për të cilën jemi të habitur që ndodh tani, pikërisht kur kemi nevojë për stabilitet e mbështetje nga të gjithë”.

“Futbolli i Kosovës ka mbijetuar e është zhvilluar nga sakrifica e skajshme e shumë e shumë brezave dhe vetëm të bashkuar kemi arritur deri këtu”

“Rrugën nuk e kemi pasur aspak të lehtë, jo vetëm ne brezi aktual i futbollistëve, por edhe ata që trasuan rrugën për ne deri këtu, prandaj pas gjithash atyre sakrificave, nuk mund të lejojmë që për interesa personale të kujtdo qoftë, të rrezikohet një proces kaq i rëndësishëm siç është rrugëtimi drejt Kampionatit Evropian”.

“Prandaj në një situatë të tillë u bijim thirrje të gjithëve që t’i lënë anash interesat personal dhe të rreshtohen pas nesh në qëllimin për ta realizuar ëndrrën jo vetëm tonën në aspektin sportiv, por edhe të gjithë atyre që nëpër dekada kanë sakrifikuar për arritjen e këtij qëllimi, kualifikimin në një garë të madhe siç është Kampionati Evropian”.

“Si futbollistë ne jemi në krah të pjesës institucionale, Federatës së futbollit të Kosovës. Me respekt, kapiteni i Kombëtares së Kosovës në futboll”, ka shkruar ai. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Klubet e mëdha evropiane pas Tonalit

Opoja.net

Liverpool mposht Man Utd, thellon diferencën në krye

Opoja.net

Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Opoja.net

Milionat që i fitoi McGregor për 40 sekonda në Las Vegas

Opoja.net

Nora Gjakova, xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

Opoja.net

Xhaka dhe Mustafi titullar kundër Sheffield United

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net