Opoja.net

Kasapët, mjaft të kërkuar në Kosovë

Kosova

Profesioni i kasapit del të jetë mjaft i lakmueshëm nga kosovarët.

Në një hulumtim të UNDP-së ky profesion radhitet si më i kërkuari në sektorin e përpunimit të ushqimit, shkruan Gazeta Fjala.

“Gjithsej, janë intervistuar 43 kompanitë që raportonin se profesioni i kasapit është më i përhapuri. Numri mesatar i të punësuarve në këto kompani është gjashtë. Gati 60% e të punësuarve nga kompanitë e intervistuara punojnë si kasapë”, thuhet në hulumtimin e UNDP-së mbi vlerësimin e nevojave për shkathtësi.

Sipas kësaj analize, ky profesion duket të jetë tërheqës sidomos për të rinjtë, të cilët përfaqësojnë 40 për qind të fuqisë së përgjithshme punëtore.

“Megjithatë, punëtorët e moshës së mesme, nga 30 deri 49 vjeç, përfaqësojnë gjysmën e kasapëve dhe punëtorëve të lidhur. Ndonëse kryesisht meshkuj, një e gjashta e kasapëve janë gra. Kjo sigurisht që është përqindje e vogël, por duhet të shihet si shenjë pozitive meqë profesioni i kasapit është konsideruar zakonisht si profesion ‘meshkujsh’”, thuhet në raport. /Gazeta Fjala/

Mos i humb

Rruga e Kosovës drejt INTERPOL-it, arsyet e dështimit

Opoja.net

Policia: Kujdes, mjegulla mund të jetë rrezik për shoferët

Opoja.net

Kurti: 50 marrëveshjet e nënshkruara mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të mbesin në letër

Opoja.net

Ambasadori britanik e uroi Kurtin për suksesin zgjedhor

Opoja.net

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net