Opoja.net

Katari do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën

Kosova

Ministri i Punëve të Brendshme Ekrem Mustafa, ka pritur në një takim, ambasadorin e ri jo-rezident të shtetit të Katarit në Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, bën të ditur komunikata për media nga MPB.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet ndër shtetërore, me theks të veçantë sa i përket sigurisë dhe mundësisë së bashkëpunimit mes dy policive të dy vendeve.

Ministri Mustafa falënderoi Ambasadorin Al Marri për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të dyja vendeve dhe vlerësoi ndihmën e vazhdueshme, që shteti i Katarit ka dhënë për Republikën e Kosovës.

Theks i veçantë i këtij takimi ishte përkrahja që mund të jap shteti i Katarit në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. Ndërsa ambasadori Al Marri theksoi se shteti i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën edhe në të ardhmen. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

12 fëmijë të lindur në 2008-en, vit kur lindi Kosova, pjesëmarrës në Kuvendin e Kosovës

Opoja.net

Pas 35 vite punë në Zvicër, mërgimtari kthehet në vendlindje për të investuar (Video)

Opoja.net

Rrënqethëse, ish-ushtari tregon çka u kishte thënë Adem Jashari mëngjesin e 5 Marsit

Opoja.net

Prizren: Godet tri shtylla dhe rrokulliset, tre persona të lënduar në vetaksident

Opoja.net

“Leni UÇK-në rehat, ajo i takon vetëm popullit”

Opoja.net

Pacientët nuk e pëlqejnë ushqimin në QKUK

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net