Opoja.net

KE ndan 300 milionë euro për të mbështetur imunizimin

Kosova
KE ndan 300 milionë euro për të mbështetur imunizimin

Komisioni Evropian njoftoi të enjten se do të ndajë 300 milionë euro Shoqatës së Vaksinave Gavi në periudhën 2021-2025, për të mbështetur imunizimin e 300 milionë fëmijëve në të gjithë botën dhe krijimin e stoqeve të vaksinave për të mbrojtur kundër sëmundjeve infektive.

Aleanca e Vaksinave Gavi është një partneritet jo-fitimprurës global publik-privat me seli në Gjenevë.

Modeli i Gavi është krijuar për të shfrytëzuar burimet financiare dhe ekspertizën dhe për të bashkuar qeveritë dhe prodhuesit e vaksinave nga vendet e industrializuara dhe në zhvillim, agjencitë kryesore të OKB, institucionet e shëndetit publik dhe kërkimit, sektorin privat dhe shoqërinë civile.

Ata synojnë të rrisin mundësinë e përdorimit të vaksinave të reja dhe të përdorura në vendet e varfra dhe kështu të shpëtojnë jetën dhe të mbrojnë shëndetin e njeriut.

“Vaksinat mund të shpëtojnë jetë vetëm nëse ato janë të disponueshme për të gjithë ata që kanë nevojë, veçanërisht në komunitetet dhe rajonet më të prekshme të botës. Kjo është arsyeja pse puna e Aleancës së Vaksinave Gavi është kaq e rëndësishme. Unë jam e kënaqur që Komisioni Evropian mund të mbështesë Gavi në një ndërmarrje kaq të rëndësishme për të kapërcyer këtë pandemi dhe të shmangim të reja “, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Komisioni Evropian të enjten bashkë-organizoi një konferencë donatorësh për një përgjigje globale ndaj koronavirusit dhe për mbledhjen e fondeve për vaksinimet në përgjithësi.

Shuma e re e dhurimit të Komisionit prej 300 milion eurosh tejkalon alokimet e mëparshme totale për Aleancën e Vaksinave Gavi.

Më 2 qershor, Komisioni propozoi një rritje të fondeve për instrumentin midis 2021 dhe 2027 në 86 miliardë euro, përfshirë 10.5 miliardë euro nga instrumenti i ri Gjenerata e Ardhshme e BE-së.

Loading...

Mos i humb

Prishtina prinë sërish me numrin e rasteve të reja me koronavirus

Opoja.net

Testi për koronavirus, qytetarët paguajnë deri në 120 euro për ta bërë atë

Opoja.net

Rritja e numrit të të infektuarve, a do të ketë shtim të masave, apo rimbyllje totale?!

Opoja.net

Zemaj u përgjigjet kritikave të deputetëve të VV-së për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19

Opoja.net

Ministri Zemaj deputetit të VV-së: Në sy shihet që je i dyshuar për Covid, shko bëje testin

Opoja.net

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjës s’mund të hyjnë në Kosovë pa vërtetim për COVID-19

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net