Opoja.net

Keane: Angli-Kosovë ndeshje e mrekullueshme, në pjesën e dytë anglezët mezi prisnin të mbaronte takimi

Sport
Keane: Angli-Kosovë ndeshje e mrekullueshme, në pjesën e dytë anglezët mezi prisnin të mbaronte takimi

Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane ka folur pas ndeshjes së Përfaqësueses së Kosovës ndaj Anglisë.

Kosova u mposhti 5-3 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në St Mary’s të vlefshme për Grupin A në kuadër të eliminatoreve Euro 2020.

Paraqitja e djelmoshave të Bernard Challandes u vlerësua lartë nga te gjitha qarqet angleze.

I fundit që lavdëroi paraqitjen e Dardanëve ishte ish-mesfushori i Unitedit, Keane, i cili tha ndër tjerash se Anglia mezi priste të mbyllej ndeshja.

“Ndeshja Angli-Kosovë ishte e mrekullueshme për t’u shikuar”, ka thënë fillimisht Keane pas ndeshjes.

“Në pjesën e dytë, ata po e humbnin topin shumë nga presioni dhe mezi prisnin të kryhej ndeshja”, përfundoi legjenda e Unitedit. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Juventus dhe Inter në luftë për yllin e Romës, ky është çmimi marramëndës i lojtarit

Fari Kolloni

Punë e kryer: Kjo është marrëveshja e Rangnick te Milani

Fari Kolloni

Yllit të Liverpoolit i ndodhi më e keqja, përfundon sezoni për të

Fari Kolloni

Saelesmaekers i gëzon tifozët e Milanit

Fari Kolloni

Do ta drejtoi këtë Kombëtare, më në fund De Biasi gjen punë

Fari Kolloni

Real Madrid – Deportivo Alaves, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net