Opoja.net

KEDS njofton për shkyçje emergjente në Prishtinë

Kosova
KEDS njofton për shkyçje emergjente në Prishtinë

KEDS ka njoftuar se për shkak të mbingarkimit të transformatorëve ka sjellur ndërprerje të energjisë elektrik.

Tutje njoftohet se me qëllim që të evitohen ngarkesa të tilla, do të sigurohet një transformator shtesë.

Njoftimi i plotë i KEDS:

Mbrëmë në Prishtinë janë mbingarkuar transformatorët e KOSTT’it. Kjo solli ndërprerje të energjisë elektrike. Me qëllim që të evitohen këto mbingarkesa, pra të mos paraqiten më, KOSTT’i sot do të sigurojë një transformator shtesë. Pasi që nuk ka mundësi alternative, gjatë vendosjes së tij, jemi të detyeuar të bëjmë shkyçje emergjente derisa KOSTT ta vendosë transforamtorin dhe të bëjmë shpërndarjen e ngarkesave. Ky proces do të kryhet sot, nga ora 13:00- 16:00. Gjatë kësaj kohe, pa energji elektrike do të jenë një pjesë e konsumatorëve në anën lindore të Prishtinës, duke përfshirë lagjet Bregu i Diellit dhe Mati 1.

KEDS për këto lagje është në finalizim të dyfishimit të kapaciteteve distribitive, duke kaluar linjat nga 10 kV në 20 kV, duke e vendosur rrjetin nëntokë dhe duke krijuar linja alternative për konsumatorët. Rritja e sotme e kapaciteteve transmetive që menaxhohen nga KOSTT, nënkupton që shërbimet e energjisë elektrike janë në nivelin më të lartë.

 

Por, edhe qytetarët ftohen ta përdorin me kujdes dhe ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike, në mënyrë që ky sistem të funksionojë sa më mirë, sidomos në këtë kohë pandemike.

The post KEDS njofton për shkyçje emergjente në Prishtinë appeared first on FaktePlus.

Shpejtim Bulliqi i LVV-së fiton pa balotazh

Opoja.net

Zemaj nuk e përjashton mbylljen totale të vendit – vendimi të hënën

Opoja.net

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net