Opoja.net

KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë

Kosova
KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë

Gjatë këtyre ditëve, KEDS është duke pëfunduar një investim të jashtëzakonshëm në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për 5 dalje të reja të Tensionit të Mesëm 20 kV (kilovolt), tri nga të cilat tashmë janë lëshuar në punë, ndërsa dy tjerat lëshohen deri në fund të javës. Ky është rrjet komplet i ri dhe përfshin komplet Fushë Kosovën. Pra, përfitues direkt është secili qytetar. Të njëjtën kohë, për secilin konsmator do të ketë edhe linja alternative. Pra, nëse ndodhe ndonjë e papritur në linjën ekzustuese, apo domosdoshmëri e ndonjë intervenimi, konsumatori furnizohet menjëherë nga linja tjetër, duke mos u ballafaquar me ndalesë të energjisë elektrike.

Të gjitha këto dalje, që shtrihen në tërë territorin e qytetit janë nëntokësore.

Fushë Kosova është qyteti me rritjen më të madhe të popullatës në Kosovë. Paralelisht me të, rritet ndjeshëm edhe kërkesa për energji elektrike.

KEDS, e mori përsipër vet komplet situatën, duke e tejkaluar problemin e mbingarkesave të mëdha, të cilat gjatë dimrit ishin shumë probematike. Tashmë, qytetarët e kësaj komunë nuk do ta kenë më këtë brengë, pasi është zgjidhur për një kohë të gjatë.

Bashkë me rrjetin komplet të ri, janë duke u zëvëndësuar edhe 50 trafo të reja, me kapacitete të dyfishuara gjithashtu dhe me stabilimente përcjellëse. Gjatë zëvëndësimit po bëhen ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike, pasi nuk mund të punohet nën tension dhe ky proces merr mjaft kohë brenda një dite. Por, kjo bëhet që të përfitojnë direkt qytetarët.

Projekti i Fushë Kosovës është i ngjashëm me megaprojektin e Prishtinës, që paraqet gjithashtu zëvëndësimin e rrjetit të vjetër me të ri, dyfishimin e kapaciteteve, futjën e kabllove nëntokë dhe krijimin e linjave alternative.

Pos këtyre qyteteve, KEDS ka vendosur rrjetin nëntokësor ose është në proces edhe në disa komuna tjera, si në Drenas, Vushtrri, Istog, Viti apo Podujevë.

The post KEDS po dyfishon kapacitetet e rrjetit në Fushë Kosovë appeared first on FaktePlus.

Hoti paralajmëron se mund të ketë masa edhe më të ashpra në fund të javës

Opoja.net

111 persona të moshuar në Kosovë janë pa përkujdesje familjare

Opoja.net

Sa shtetas të Kosovës jetojnë në Gjermani

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net