Opoja.net

KEK-u sqaron në lidhje me angazhimin e kompanisë “ALSTOM” në KEK

Kosova
KEK-u sqaron në lidhje me angazhimin e kompanisë “ALSTOM” në KEK

Duke qenë se ditëve të fundit disa zyrtarë të KEK-ut, në mënyrë të qëllimshme, duke dashur të dëmtojnë imazhin e KEK-ut, kanë vënë në lajthitje disa media duke i dezinformuar ata dhe përmes tyre edhe opinionin e gjerë publik, KEK-u sqaron si në vijim.

Për hire të informimit të drejtë të opinionit të gjerë dhe për hire të transparencës, Korporata Energjetike e Kosovës njofton se kompania ‘ALSTOM’ është prezente në Kosovë në vazhdimësi që nga viti 1979, kjo pasi që është kompani projektuese e Termocentralit Kosova B, ndërsa në varësi të marrëveshjeve kontraktuale në TC-B gjendet që nga viti 1983/4, nga kur ky termocentral është lëshuar në punë.

Në këtë drejtim, ju bëjmë me dije se edhe nga koha e pas luftes, respektivisht nga viti 1999 – 2006, kompania “ALSTOM” ka vazhduar prezencën e saj në TC-B (gjatë menaxhimit dhe investimeve nga ndërkombëtarët) me kontrata nga BE-AER.

Madje pas zjarrit në një pjesë të madhe të këtij termocentrali qe ndodhi ne vitin 2002, kjo kompani ka bërë riparimet gjenerale në TC-B, me kontratën (nga BE-AER) për riparimin e dëmeve të zjarrit (Fire Damage Repair – FDR)

Për më tepër, kompania “ALSTOM” është prodhuesi origjinal i pajisjeve kryesore në TC Kosova B, me theks të veçantë në turbinë, gjenerator dhe sistemin e monitorimit dhe kontrollit (DCS) të komplet termocentralit Kosova B.

KEK-u që nga ndërtimi i TC B-së, për shkak të drejtës autoriale të prodhuesit ka qenë e detyruar të kontraktoj kompaninë “ALSTOM” për blerje – riparim por edhe instalim të këtyre pajisjeve kritike në kuadër të TC B-së.

Prandaj, për shkak të kufizimit të së drejtës autoriale të prodhuesit na e pamundëson kontraktimin e këtyre shërbimeve/furnizimeve me prodhues të tjerë për pajisje të TC B-së. Pra kompania “ALSTOM”, si projektuese e TC-B-së ka qenë e përfshirë në të gjitha proceset e këtij termocentrali që nga themelimi dhe vazhdon të jetë edhe sot.

Vlen të theksohet se të gjitha kontraktimet e deritanishme me kompaninë “ALSTOM” janë zhvilluar në harmoni të plotë me LPP.

Në këtë drejtim, sa i përket kontratave mes KEK dhe “ALSTOM”, ne jemi të gatshëm tu ofrojmë transparencë të plotë në të gjitha kontratat që ekzistojnë në arkivat e korporatës, gjithnjë duke respektuar ligjin për qasje në dokumentet zyrtare.

Fare në fund, Korporata Energjetike e Kosovës, duke qenë e bindur se këto shpifje nga zyrtarë të caktuar të KEK-ut, pikërisht pas 40 vite bashkëpunimi në mes të KEK-ut dhe partnerit strategjik “ALSTOM” janë të qëllimshme dhe po dezinformojnë opinionin e gjerë publik, së shpejti do të fillojë me marrjen e masave adekuate administrative konform rregulloreve të brendshme dhe legjislacionit në fuqi duke përfshirë edhe organet relevante të drejtësisë.

E gjithë kjo me qëllim të transparencës dhe mbrojtjes së imazhit të KEK-ut.

Loading...

Mos i humb

Qytetarët të shqetësuar, publikohen pamjet të reja të xhandarmërisë serbe duke patrulluar në Kosovë

Opoja.net

Do të sanksionohen personat që thonë se nuk ka virusi, vjen reagimi nga Labi

Opoja.net

Situata me koronavirus në vendin tonë: 3.961 raste aktive dhe 303 të vdekur, mbi 400 pacientë të hospitalizuar

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë nesër do të vizitoi Bujanocin dhe Preshevën

Opoja.net

Votohet në shqyrtim të parë projektligjin për parandalimin dhe luftimin e COVID-19

Opoja.net

Komuniteti ndërkombëtar, i brengosur lidhur me projektligjin për UÇK-në

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net