Opoja.net

Këndi Amerikan në Prizren, përmbyllë suksesshëm vitin 2016

Kosova
Këndi Amerikan në Prizren, përmbyllë suksesshëm vitin 2016

Përfaqësuesit e Këndit Amerikan në Prizren, kanë shpalosur të arriturat që kanë shënuar gjatë vitit 2016.

Koordinatorja e Këndit, Merita Daka, tha se gjatë këtij viti numri i vizitorëve ka qen i madh.

“Këndi Amerikan gjatë këtij viti ka mbajtur aktivitete të shumta”, tha Dakaj.

Sipas saj, në Këndin Amerikan funksionon sektori i librit për të rritur e fëmijë, sektori i lojërave për fëmijë dhe sektorin e filmit.

Ndërkohë, Dorina Rakaj, anëtare e Këndit Amerikan tha se deri më tash janë mbi 60 anëtarë të Këndit Amerikanë.

Rakaj tregoi për kurset e gjuhës angleze që janë mbajtur në Këndin Amerikan.

Vullnetari Besart Osmani, ndërkaq tregoi se Këndi Amerikanë posedon teknologjinë e fundit për hulumtime shkencore.

Drejtoresha e Bibliotekës Ndërkomunale në Prizren Sahadete Sadika, ftoi të gjithë që të bëhen pjesë e Këndit Amerikan dhe Bibliotekës.
/PrizrenPress.com/

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net

FSK, institucioni më i besueshëm në vend

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net