Opoja.net

Këngë për flamurin “Autochtonous” dhe Ballistin (Video)

Sport
Këngë për flamurin “Autochtonous” dhe Ballistin (Video)

Nata e 14 tetorit 2014 nuk do të harrohet lehtë nga shqiptarët pasi përballja futbollistike ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Serbisë, përfundoi me një skenar që ka lënë gojëhapur shumë kë.

Ndeshja Serbi-Shqipëri që po zhvillohej në Beograd ishte ndërprerë për shkak të flamurit të “Shqipërisë së madhe” që u valëvit para syve të serbëve, futbollistëve shqiptarë që ishin në fushë dhe miliona teleshikuesve që po shikonin me shumë emocion atë ndeshje, transmeton Koha.net.

Flamuri me hartën e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimit “Autchtonous” ka mundur të rezultojë edhe me fatalitet për futbollistët shqiptarë që ishin në stadium për shkak të revoltës që nxiti te tifozët serbë, të cilët edhe njëherë treguan urrejtjen ndaj shqiptarëve.

Përgjegjësinë për këtë veprim tashmë e ka marr Ismail Morina, që ndryshe njihet edhe si Ballisti.

Ai moment tani është jetësuar përmes këngës së titulluar “Autochthonous Biri Im” të publikuar në Youtube nga Frrok Bardhi, i cili është producent i kësaj kënge.

Reshat Arbana e Kastriot Tusha e interpretojnë këtë këngë që është shkruar nga Agim Doci, me muzikë nga Edmond Zhulali. Kurse regjia është bërë nga Llesh Nikolla me koreografi të Skender Haklajt.

Zyrtare: Reali e konfirmon lëndimin e Hazardit

Kushtrim Guraj

Pas humbjes në derbi, jep dorëheqje trajneri i Gjilanit

Kushtrim Guraj

Vajza e Maradonës shpërthen në lot pas golit të shënuar nga Boca Junior

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net