Opoja.net

Kërkimi i shkaktarit të sëmundjes

Shëndeti

Kiropraktika, për shkak të rezultateve të saj, çdo ditë gjithnjë e më shumë po bëhet metoda më e popullarizuar e shërimit, në rend të parë të atyre vështirësive te të cilat mjekësia klasike nuk është në gjendje të gjejë shkaktarin, i cili kryesisht është i shkaktuar me mënyrën jo të drejtë të jetës.

Ferid dhe Dijana Nahi
Kiropraktik – Masazhues
tel: 044 180 052; 044 302 500

Derisa mjekët akademikë, dhembjen e kokës, dhembjet e qafës dhe të shpinës, lëvizjen e zvogëluar dhe të dhembshme, pastaj muskujt e tendosur dhe dhembjen e tyre, i trajtojnë me analgjetikë dhe me terapi fizikale me qëllimin e vetëm të eliminimit të dhembjeve, kiropraktikuesi nuk merret me eliminimin e pasojave, por me zbulimin dhe eliminimin e shkaktarëve dhe me kompensimin e funksionit të humbur apo të çrregulluar, duke aplikuar presionin fizik dhe tendosjen.

Kiropraktikuesi është i specializuar në zbulimin dhe eliminimin e funksioneve të zvogëluara dhe të padrejta të nyjave, boshtit kurrizor dhe të ekstremiteteve.

Dhembja mund të jetë e natyrës fizike dhe psikike. Dhembja fizike mund të manifestohet me dhembje të theksuara, të topitura, të thella dhe sipërfaqësore; ajo mund të jetë e pulsuar apo e lokalizuar. Dhembja fizike mund të shkaktojë edhe dhembjen emocionale, ndërkaq analoge me të dhembja psikike mund të shkaktojë edhe dhembjet fizike edhe emocionale.

Dhembja zgjon mirëkuptim dhe respektim, siç mund të shkaktojë edhe emocione negative siç janë frika dhe kundërshtimi.

Dhembja na tërheq vërejtjen, na mbron dhe na shpëton; ka funksion alarmi në organizëm. Është sensor përbërës neurologjik dhe i integruar i cili na mundëson të mbijetojmë. Andaj, nga perspektiva mjekësore, dhembja mund të kuptohet edhe si diçka e mirë dhe si diçka e keqe.

Njëra ndër qasjet e mundshme të eliminimit të dhembjes është qasja e njohur për të gjithë – qasja alopatike. Ajo është model mbi të cilin bazohet industria farmakologjike, e ndërtuar në simptomatologji dhe parime ndaj së cilës nga jashtë ndikon në simptomat e sëmundjes.

Nga ana tjetër, mjekësia e sotme bazohet në modelin alopatik. P.sh. kur ju dhemb shpina, merrni analgjetik dhe dhembja do të pushojë. Mungesa e modelit alopatik është ajo që quhet mekanike.

Ajo është e fokusuar në dhembjen dhe ndaj atij parimisht ndërmerret çdo gjë në mënyrë që dhembja të zvogëlohet, të eliminohet apo të maskohet, ndërsa e kundërta e asaj – modeli holistik i shërimit njeh dhe përfshin komponentë të tjerë të cilët e përbëjnë shëndetin, e ato janë komponentë psikikë, emocionalë, edukativë dhe, natyrisht, fizikë.

Nga ajo qasje ka lindur edhe kiropraktika, e cila merret me raportet ndërmjet strukturës dhe funksionit të trupit, andaj gjithsesi ato raporte ndikojnë në shëndetin.

Kiropraktika zbulon dhe korrigjon disfuksionet lokomotorike në organizëm. Cilin do qoftë disfunksion në trup kiropraktika e konsideron rrezik potencial për shëndetin.

Kur është fjala për boshtin kurrizor, dhembja është e lidhur me të, në rastet më të shumta, shkakton simptome me të cilat kiropraktikuesit si ekspertë çdo ditë ballafaqohen në praktikën e tyre.

Dhembja e shpinës është gjendje në të cilën disfunksioni bëhet irritues deri në atë masë sa që trupi më nuk mundet në mënyrë të pavarur ta eliminojë me mekanizmin vetjak mbrojtës.

Roli i kiropraktikës është zbulimi i disfunksioneve të tilla, korrigjimi i tyre me ndihmën e teknikave korrektuese dhe kthimin e boshtit kurrizor në gjendje normale, me ç’rast drejtpërdrejt ndikon në dhembje. Dhembja zvogëlohet në harmoni me atë se si kthehet në funksion boshti kurrizor.

Kiropraktika është shumë e efektshme, e sigurt dhe financiarisht e përballueshme, jo vetëm si terapi te rastet e sindromave apo gjendjeve, por edhe si veprim preventiv në boshtin kurrizor dhe në ekstremitete duke korrigjuar segmentet subluksuese.

Është me rëndësi që në kohën e duhur të intervenohet dhe të ndryshohen shprehitë e këqija. Eksperti i kiroprakatikës jo vetëm që do të ndikojë pozitivisht në boshtin tuaj kurrizor, por do t’ju edukojë për eliminimin e shprehive të dëmshme dhe për mënyrat se si do t’i korrigjoni dhe t’i zëvendësoni me shprehi pozitive. /Telegrafi/

Mos i humb

Shtypja e lartë e gjakut në moshë të re, rrit rrezikun e këtyre sëmundjeve

Opoja.net

Askush nuk ju ka treguar më parë për këto efekte magjike të qepës

Opoja.net

Nëse ndjeheni tërë kohën të lodhur, ju mund të vuani nga kjo sëmundje serioze

Opoja.net

Pse “qajmë” sa herë presim qepë

Opoja.net

Pesë pemët që e ngadalësojnë rënien e flokëve

Opoja.net

A duhet të laget brusha e dhëmbëve para se të qitni pastën?

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net