Opoja.net

Kërkohen shtigje për çiklistët e Prizrenit

Kosova
Kërkohen shtigje për çiklistët e Prizrenit

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunitetin e çiklistëve të premten ka realizuar performancën “Kërkojmë shtigje për çiklistët”, përmes të cilit aktivitet ka reaguar ndaj pasivitetit të deritanishëm të autoriteteve komunale në ndërmarrjen e masave adekuate për sigurimin e pjesëmarrës së barabartë të çiklisteve/ëve në trafikun që zhvillohet në rrugët kryesore të qytetit të Prizrenit, njofton kumtesa e Ec Ma Ndryshe, transmeton koha.net.

Përmes këtij aktiviteti, në mënyrë simbolike përkatësisht duke vendosur shtigje të improvizuara, në rrugën “Remzi Ademaj” (afër Urës së Gurit dhe Urës së Arastës), është theksuar e drejta e çiklisteve/ëve për qarkullim më të sigurt brenda zonës urbane.

EC edhe më parë ka ndërmarrë aktivitete në këtë drejtim ngase hulumtimet e viteve të kaluara, në kuadër të projektit “Qyteti gjithëpërfshirës…”, rregullisht e patën nxjerrë si shqetësim të qytetarëve mungesën e shtigjeve (korsive) për biçikleta në pjesën urbane.

Heshtje rreth varrezës së re masive në Serbi

Opoja.net

Në Kosovë nis shitja e pajisjes që detekton radarin e Policisë, kushton vetëm 28 euro

Opoja.net

Hoti: T’i vëmë në punë të gjithë mekanizmat për të mbrojtur gruan

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net