Opoja.net

Kërkohet përkrahja gjermane për liberalizimin e vizave

Kosova
Kërkohet përkrahja gjermane për liberalizimin e vizave

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa konsideron se tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm, e të qëndrueshëm, ekonomik.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejmë të ambientit ekonomik.

Në takimin që zhvilloi sot me delegacionin e Grupit Parlamentar të Miqësisë, për mardhëniet me shtetet e Evropës Juglindore në Bundstagun gjerman, Mustafa ka përmendur edhe rëndësinë e liberalizmit të vizave për Kosovën, duke kërkuar kështu përkrahjen e Gjermanisë në këtë çështje.

Kreu i Qeverisë priti sot në takim delegacionin gjerman, me të cilët bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, në fusha të ndryshme, njofton kryeministria.

“Tani është momenti i duhur për zhvillim të hovshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik. Andaj, Qeveria e Kosovës është e fokusuar tërësisht në reformimin e mëtejshëm të ambientit ekonomik si dhe ofrimin e përkrahjes së plotë për bizneset që të shfrytëzojnë MSA-në për shtrirjen e veprimtarisë dhe depërtimin e prodhimeve të tyre në tregun evropian”, citohet të ketë Mustafa.

Duke vlerësuar se për qytetarët e Kosovës është shumë e rëndësishme lëvizja e lirë, Mustafa ka kërkuar mbështetjen e Bundestagut, lidhur me liberalizmin e vizave.

“Liberalizimi i vizave do të mundësojë efekte dhe rezultate më të mëdha nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pasi që do lehtësojë qarkullimin e ndërmarrës ve kosovarë në vendet e BE-së”, ka shtuar ai.

Gjatë takimit, Isa Mustafa i ka njoftuar parlamentarët gjermanë edhe për proceset dhe zhvillimet tjera politike në Kosovë, dhe më gjerë.

Anëtarët e delegacionit të Bundestagut Gjerman, Peter Weiss, Andreas G. Lammel,si dhe Josip Juratovic kanë vlerësuar progresin që po arrihet në Kosovë në shumë fusha, duke theksuar përkrahjen e tyre për Kosovën në proceset euro-integruese dhe liberalizimin e vizave.

Ata u interesuan për zhvillimet në Kosovë, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, për situatën politike, dhe për çështjet që lidhen me marrëdhëniet me shtetet në rajon e më gjerë.

Edhe parlamentarët gjermanë kanë vlerësuar se tani është koha e duhur për fuqizimin e zhvillimit ekonomik dhe social në Kosovë.

Universiteti i Oxfordit rendit Kosovën të parën për masat që mori, por nuk ndikoi në uljen e të infektuarve

Opoja.net

28 Nëntori festohet me frikën e Covid-19 dhe atyre që nuk besojnë në virus

Opoja.net

Zbulohet shtatorja e komandantit Adem Jashari në “Abi Çarshia” të Prizrenit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net