Opoja.net

Kërkohet që minatorët të kenë sigurim shëndetësor

Kosova

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, gjatë vizitës në kombinatin Trepça, ka thënë që në një të ardhme të afërt minatorët të gëzojnë sigurim shëndetësor.

Gjatë takimit me minatorët, Lluka ka njoftuar ata se Ligji për Minatorët ka filluar para katër muajve, i inicuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe se mbetet që në mandatin e ardhshëm, të përfundojë kjo çështje e premtuar në dy dekadat e fundit.

“I dëgjova të gjithë për ankesat dhe kushtet që kishin. Nuk mundet që një 65 vjeçar të punoj në ato kushte, prandaj pensionimi duhet të bëhet në moshën 55 vjeçare, minatorët duhet të kenë sigurim shëndetësor të përjetshëm”, ka thënë Lluka.

Sa i këtyre kërkesave të minatorëve për kushte më të mira si dhe për sigurime shëndetësore, ai ka thënë se në një të ardhme të afërt minatorët të gëzojnë sigurim shëndetësor. /Telegrafi/

Mos i humb

Për 9 muaj, në Kosovë mbi 5 mijë shoferë mbeten pa patentë shoferë

Opoja.net

Mot pranveror, temperaturat deri në 26 gradë celsius

Opoja.net

MASHT-i shpenzoi mbi 11 milionë euro për tekste shkollore, por shumë nxënës mbeten pa libra

Opoja.net

Mësojeni se kur do të fillojë llogaritja dimërore e kohës

Opoja.net

Taksa ndaj Serbisë pritet të shndërrohet në reciprocitet

Opoja.net

Kurti tregon se çka duhet të kemi të përbashkët me Shqipërinë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net