Opoja.net

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në 21 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, dhuroi ndihma për familje të veteranëve

Kosova

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, për nder të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së”, në shenjë nderimi dhe respekti, pasi ka vizituar kohë më parë disa familje të veteranëve të UÇK-së, nga ku është njoftuar me gjendjen e tyre të rëndë ekonomike, u ka shpërndarë ndihma me pako ushqimore dhe higjienike si dhe veshmbathje.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, përmes Shoqatës Humanitare “Bereqeti” dega në Prizren, ka shpërndarë ndihma për disa familje të veteranëve të luftës në zonën e Hasit.

Kryetari i Këshillit, Besim Berisha, tha se një gjë e tillë po realizohet në shënimin e datave të lavdishme për kombin tonë, në përkujtim të dëshmorëve dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë, të cilët nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për çlirimin e vendit.

Kryetari Berisha, tha se përveç zonës së Hasit, gjithashtu kemi shpërndarë ndihma edhe për dy familje të veteranëve në komunën e Rahovecit, duke shtuar se donacionet në fjalë janë nga Pastiçeria “ Konaku”, e cila menaxhohet nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren. Familjeve në fjalë u janë shpërndarë këpucë dhe nga një pako me gjëra ushqimore.

Me këtë rast janë shpërndarë 17 pako me gjëra ushqimore dhe higjienike./tvprizreni.info/

https://youtu.be/h9gD_PqPWBQ

Loading...

Mos i humb

IKSHPK: Nuk ka koronavirus në Kosovë

Opoja.net

Kosova e Kroacia për fuqizim të bashkëpunimi në shëndetësi

Opoja.net

Hoti priti në takim zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland

Opoja.net

Reagon BE, mirëpret njoftimin e Kurtit për tarifën 100 %

Opoja.net

Parashikimi i motit sot në Kosovë

Opoja.net

Ministri i Shëndetësisë sot raporton për Coronavirusin në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net