Opoja.net

Kështu i shpenzojnë paratë komunat

Kosova
Kështu i shpenzojnë paratë komunat

E pa besueshme por e vërtetë. Komunat e Kosovës më së paku i kushtojnë rëndësi turizmit. Bazuar në të dhënat e investimeve, nga 358 milionë euro sa janë shpenzuar për projekte të ndryshme, të gjitha komunat bashkë nga viti 2013 deri në fund të vitit 2015 kanë shpenzuar në turizëm vetëm 786 mijë euro.

Në Analizën mbi investimet kapitale në Komunat e Kosovës, të hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilën e posedon Gazeta Fjala, shihet se buxheti më i madh në vazhdimësi ka shkuar për rrugë.

Komunat e Kosovës për tri vitet e fundit kanë ndërtuar e rregulluar 2,331 rrugë për të cilat janë shpenzuar 133 milionë euro.

tabela 1

Arsimi nuk është prioritet

Pritoritet i komunave në bazë të të dhënave del se nuk është as sektori i arsimit.

Vetëm 34 milionë euro investime kapitale janë bërë në arsim gjatë tri viteve të fundit. Ndërsa edhe më keq qëndron situata në kulturë dhe sport.

Komunat sic duket vazhdojnë të mos i kushtojnë vëmendje përmirësimit të infrastrukturës dhe financimit të projekteve në këto fusha, ku janë investuar vetëm 12 milionë euro.

Bazuar në tredet e investimeve, situata nuk pritet të përmirësohet as në vitet e ardhshme.

Që nga viti 2011 komunat kanë zvogëluar shpenzimet për investimet kapitale.

“Realizimi i investimeve kapitale shikuar sipas viteve kryesisht tregojnë ulje sidomos realizmi i investimeve nga granti i qeverisë ( buxheti), ku mesatarja për periudhën 2011-2015 është – 6.0 për qind”, thuhet në raport.

Shikuar në detaje, realizmi i investimeve në periudhën 2011-2015 nga ganti i qeverisë/buxheti shënon një rënje prej 23 për qind, ndërsa nga të hyrat vetanake ka rënie prej 2 për qind.

tabela 2

Në të gjitha komunat shihet një rritje e jashtëzakonshme e bartjes së mejteve financiare nga viti në vit, me 46 për qind gjatë tri viteve të fundit.

Ndarja politike e buxhetit

Investimet nëpër komuna në vazhdimësi sipas njohësve të ekonomisë janë orientuar në ato komuna që kanë pasur përkrahje më të madhe politike nga niveli qendror.

Gazeta Fjala ka raportuar ditë më parë se nga rritja e buxhetit nëpër komuna për projekte kapitale për vitin 2017 kryesisht do të përfitojnë ato komuna që udhëhiqen nga partia në pushtet, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ndëshkimin më të madh në këtë buxhet do të këtë kryeqyteti i Kosovës, që drejtohet nga Vetëvendosje. Në buxhetin e vitit 2017, Isa Mustafa nuk ka ndarë asnjë cent për projektet kapitale të Prishtinës.

Përkundrazi, kryeqyteti krahasuar me vitin 2016, do të ketë 5.4 milionë euro me pak për investime kapitale.

Dy komuna të tjera që do të kenë shkurtime të mëdha janë Prizreni dhe Kamenica, që drejtohen nga PDK-ja.

Këto gjetje i konstaton edhe analiza e fundit e institutit GAP, ku tregohet se nga 38 komunat e Kosovës, buxheti në investime kapitale ka shënuar rritje në 35 komuna.

Sipas GAP komunat që do gëzojnë buxhet më të lartë për investime kapitale janë: Lipjani, Peja, Ferizaj, Vushtrria, Graçanica, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Gjilani, Deçani dhe Leposaviqi. Ndërsa komunat që kanë rënie të buxhetit në investimet kapitale janë Prishtina, Prizreni dhe Kamenica.

Komuna e Lipjanit e cila do të këtë rritje të buxhetit për projekte kapitale udhëhiqet nga Imri Ahmeti, që vjen nga radhët e LDK-së. Po ashtu Komuna e Pejës, Ferizaj dhe Gjilani, të trija këto qytetet të mëdha dhe që udhëhiqen nga LDK, do të kenë rritje të investimeve për projekte kapitale. /Gazeta Fjala/

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net