Opoja.net

Kështu i shpenzojnë paratë kosovarët

Kosova
Kështu i shpenzojnë paratë kosovarët

Me të ardhurat që kanë kosovarët mezi ngopen bukë. Gati gjysma e buxhetit të familjeve shkon për ushqim e pije.

Por, në shtetin më të varfër të Evropës, shpenzimet e qytetarëve janë mjaftë të pazakonta dhe aspak racionale sipas njohësve të ekonomisë.

Shëndetësia e arsimi duken më pakë të rëndësishme në familjet kosovare se investimi në alkool e duhan, shkruan Gazeta Fjala.

Kështu tregojnë të dhënat e publikuara, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në buletinin e saj për këtë vit për shpërndarjen e konsumit sipas grupeve të saj.

Nga 1,432 euro sa shpenzon një kosovarë ne vit, 43 për qind e buxhetit në familjet kosovare shpenzohet në ushqim e pije.

Ndërkaq, 4 për qind e buxhetit në një familje kosovare shpenzohet për veshmbathje, e njëjta përqindje shpenzohet edhe për alkool.

Më së shumti familjeve kosovare del se ju kushton banimi, për të cilin duhet të ndajën 30 për qind nga buxheti I përgjithshëm.

Një shumë e vogël kështu ndahet edhe për nevojat në shëndetësi. Vetëm tre për qind e buxhetit, harxhohet në këtë fushë, derisa nevojat për alkool duken të jenë më të mëdha se ato për shëndetësi, raportonGazeta Fjala.

Për qytetarët e Kosovës, janë më të rëndësishme pushimet e piknikët në vende të ndryshme turistike, sesa investimet në edukim.

Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat e ASK-së, 2 përqind e buxhetit në familje thuhet se shpenzohet për rekreacion, restorane e hotele.

Edhe komunikimi, e transporti nuk është se iu kushton pak qytetarëve të Kosovës. 4 përqind e buxhetit shpenzohet në transport, derisa 4 përqindshi investohet në komunikim.

Drejtori i  Qendres për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi, thotë se konsumi ka shënuar rënie.

“Ështe e vërtetë se kosovarët shpenzojnë edhe për alkool dhe duhan, mirëpo jo në masën aq të madhe. Madje, sipas statistikave ka rënien te konsumit te e tyre artikujve, rreth dy per qind. Por, sido që të jetë nëse ato në konsumin e pergjithshëm familjar marrin pjesë  4 për qind, kjo është shifër e madhe për buxhetin e varfër të kosovarëve. Madje, kjo është e barabartë me shpenzimet për veshembathje, apo per mobilie”, ka thënë për Gazetën Fjala, Rexhepi.

Sipas tij, kosovarët nuk janë aspak racional në shpenzime.

“Mënyra joracionale e shpenzimit të parasë vërehet përmes ndërtimit të objekteve të shtrenjta ku ndoshta nuk banon askush, apo te sasia e shpenzimit të karburantetve dhe për trelfona mobil. Ka mundësi që për këto qëllime të shpenzohet më pak:, ka deklaruar ai.

Konsumi i përgjithshëm, sipas ASK-së, në Kosovë, është 2 milionë e 461 euro. Ndërsa për ekonomi familjare, ky konsum shkon në 7,503 euro. Konsumi për kokë banori, kap vlerën e 1,432 eurove.

Për ti mbuluar shpenzimet e tyre kosovarët gjejnë rrugë të ndryshme. 26 përqind e tyre, rrogat i marrin nga sektori publik, derisa 22 prej tyre paguhen nga ai privat.

11 përqind e tyre, kanë edhe bizneze, e 13 përqind prej tyre mbijetojnë prej pensioneve që marrin nga shteti.

Kryetari i organizatës “Konsumatori”, Selatin Kaqaniku thotë se shpenzimi më i lartë në duhan e alkool bëhet përshak të fukarallakut.

“Mendoj se ASK ia ka huq përarsye se për të dhënë një përgjigje duhet të bëhet studim. Potenciali në Kosovës është për të pasur një buxhet 5 miliardë, nëse del se shteti funkisionon me 1 të tretën me sa një të tretat duhet të ballafaqohet qytetari i Kosovës. Shpenzimi më i lartë në duhan e alkool, është si pasojë e fukurallaku e një standardi që ëështë më I varfëri në botë”, ka thënë për Gazetën Fjala, Kaqaniku.

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net

Banka Botërore ndan 10 milionë euro për të varfërit në Kosovë

Opoja.net

Kur mund të tërhiqen paratë? Flasin nga Trusti

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net