Opoja.net

Këta janë sektorët që u prekën më shumë nga pandemia

Kosova
Këta janë sektorët që u prekën më shumë nga pandemia

Kriza e pandemisë në Kosovë ka rënduar pothuajse të gjithë sektorët e prodhimit në vend.

E sektorët që u prekën më së shumti për nga të hyrat e aktiviteteve ekonomike nga rënia e shpenzimit në tremujorin e dytë të 2020-s, ishin: ndërtimi me -47.08%, tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor -24.4 përqind, aktivitetet profesionale dhe administrative -16.39 përqind, aktivitetet financiare dhe të sigurimit -6.71 përqind dhe bujqësia, pyjet dhe peshkimi -1.74 përqind.

Kjo e dhënë del nga studimi i Institutit GAP, mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë e Kosovës, gjatë këtyre muajve përballje me të.

Ndërkaq, rritje reale të të hyrave kanë shënuar aktivitetet si: industria nxjerrëse, ajo përpunuese, energjia elektrike, dhe furnizimi me ujë me 19.8 përqind, informacioni dhe komunikacioni 29.6%, si dhe administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia me 4.73 përqind.

Sipas të dhënave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), gjatë gjatshtëmujorit të parë të këtij viti u deklaruan rreth 584 milionë euro ose 11 përqind më pak të hyra se në periudhën e njëtë të vitit paraprak. Nga kjo shumë, më së shumti ndikim pati rënia e qarkullimit të aktiviteteve të tregtisë dhe riparimit të mjeteve motorike me minus 241.5 milionë më pak të hyra, ndërtimtaria me -77.2 milionë, transporti dhe magazinimi me -72 milionë, industria përpunuese me -54.2 milionë më pak të hyra. Rënia e qarkullimit të bizneseve ka ndikuar edhe në të hyrat tatimore sipas GAP-it.

Performanca e dobët e industrive në gjashtëmujorin e parë ndërlidhet më së shumti me mbylljen e ekonomisë për më shumë se dy muaj, e më pas hapja graduale e disa industrive deri në muajin qershor. Hapja e bizneseve në mënyrë jo të sinkronizuar ka paraqitur pengesa në realizimin e të hyrave optimale marrë parasysh zinxhirin e furnizimit ku prodhimi i një industrie mund të jetë lëndë e parë për industrinë tjetër.

Në këtë situatë ekonomike, disa industri do të pësojnë më shumë se sa të tjerat, vlersojnë nga GAP-i. Në këtë kategori bëjnë pjesë industria e ndërtimit, patundshmërisë, arteve, argëtimit dhe rekreacionit.

“Kjo për faktin se qarkullimi i industrive në Kosovë realizohet në formë ciklike ku secila industri në periudha të ndryshme të vitit realizon të hyrat më të larta. Industritë që normalisht realizojnë pikun e të hyrave gjatë tremujorit të dytë, këtë vit do ta kenë më të vështirë rikuperimin e humbjeve sepse periudha më e rëndësishme e vitit i gjeti pothuajse tërësisht të mbyllura”, thuhet në raport.

Gjatë muajve prill-qershor 2020, industria e ndërtimit deklaroi 37 përqind më pak të hyra, aktivitetet e patundshmërisë -40 përqind, ndërsa industria e arteve, argëtimit dhe rekreacionit -85 përqind më pak se në kohën e njëjtë të vitit të kaluar.

Këto janë të hyra të humbura që nuk mund të rikuperohen lehtë brenda vitit sepse piku i këtyre industrive ka kaluar. Prandaj vonesat në implementimin e masave mbështetëse nga qeveria dhe Banka Qendrore mund të rrezikojnë edhe të hyrat e industrive të tjera gjatë muajve të ardhshëm të vitit, thonë tutje nga GAP-i.

The post Këta janë sektorët që u prekën më shumë nga pandemia appeared first on FaktePlus.

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net

FSK, institucioni më i besueshëm në vend

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net