Opoja.net

Këto janë masat e reja për Covid-19, gastronomisë i ndalohet persëri të punojnë pas orës 21:00

Kosova
Këto janë masat e reja për Covid-19, gastronomisë i ndalohet persëri të punojnë pas orës 21:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë të mbajtur sot për media bëri të ditura masat e reja që janë marrë për tu mbrojtur nga virusi Covid-19, raporton Front Online.

“Lakorja e shtirjes së infeksionit nuk është si e dëshirojmë, andaj për ta ndalur këtë duhet të veprojmë se bashku dhe të sjellim vendime konform situatës.

Numri i lartë i infektimeve na detyron të marrim masa për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve”, tha ai

Masat që Zemaj ka  propozuar janë:

Është e domosdoshme të reduktohet numri i stafit në nivelin qendror dhe lokal në institucionet private dhe publike,

Institucionet të cilat e kanë dakordimin që duhet ta zhvillojnë punën me kapacitete të plota janë shëndetësia dhe siguria.

Persona me sëmundje kronike dhe personat 60 vjeçarë do të lirohen nga puna.

Persona mbi moshën 65 vjeçare u lejohet dalja nga ora 6 deri në 10 dhe nga ora 16:00 në 19:00.

Ligjëratat në Universitete do të zhvillohen vetëm Online.

Të gjitha qendrat tregtare do t’i ndalohet veprimtaria nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Të gjitha restorantet dhe kafiteritë u ndalohet puna nga ora 21:00 deri në 5 përveç shërbimeve merr me veti./Front Online

Kosova lufton me COVID-19/ Spitale të stërngarkuara, mungesë e barnave e numër i lartë i rasteve aktive

Opoja.net

“Kush ka humbur vendin e punës në pandemi do të merr 900 euro”

Opoja.net

Spitali i Prizrenit prinë me numrin më të madh të pacientëve të hospitalizuar me Covid në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net