Opoja.net

Këto janë speciet që nuk guxojnë të zhduken

Shëndeti
Këto janë speciet që nuk guxojnë të zhduken

Çdo specie në botë luan rolin e rëndësishëm, por kur është fjala për të ruajtur jetën tonë në Tokë, disa janë pak më të rëndësishme se të tjerët. Nëse këto tetë specie zhduken në të ardhmen, kjo do të ishte një humbje e tmerrshme për njerëzimin.

Bletët
Bletët janë shpallur speciet më të rëndësishme në Tokë nga Shoqëria Mbretërore Gjeografike.

Si polenizuesit më të rëndësishëm në planet, bletët luajnë një rol të rëndësishëm në ciklin jetësor të shumë specieve bimore, duke ndihmuar në mbrojtjen e shëndetit të shumë ekosistemeve.

Milingonat

Edhe pse konsiderohen dëmtues, ato nuk duhet të merren si të mirëqena. Banojnë në të gjitha kontinentet, përveç Antarktidës. Kanë një numër të madh rolesh – shpërndarjen e lëndëve ushqyese në të gjithë tokën, përhapjen e farave dhe hanë insekte të tjer a. Shkencëtarët aktualisht po studiojnë ndikimin e mundshëm të ndryshimit të klimës në kolonitë e milingonave në botë.

Kërpudha
Kërpudhat nuk i përkasin bimëve, kafshëve, mikroorganizmave dhe nganjëherë përshkruhen si “mbretëria e pestë e jetës në Tokë”. Mund të gjenden në ujë, tokë dhe ajër. Veprojnë si mekanizma natyrorë riciklimi dhe disa specie mund të thithin metale të dëmshëm si merkur dhe përpunojnë plastikë poliuretani.

Fitoplanktoni
Këta mikroorganizma janë të rëndësishëm për jetë. Prodhojnë më shumë se 50 për qind të oksigjenit atmosferik të planetit dhe pa to sasia e oksigjenit të lirë do të ishte shumë më e ulët, duke krijuar një mjedis të pakëndshëm jetese për të gjithë. Është një pjesë e rëndësishme e ekosistemit detar dhe zinxhirit ushqimor.

Lakuriqët

Bananet dhe bimët e tjera varen nga lakuriqët që rregullojnë numrin e insekteve dhe kontribuojn ë në pllenimin e tyre. Ata janë të rëndësishme për ekologjinë pasi ndihmojnë speciet e tyre të mbijetojnë gjatë dietës. Një popullatë e shëndetshme e tyre mund të kursejë miliona dollarë që do të shpenzoheshin për pesticide.

Krimbat
Krimbat janë aq të rëndësishëm për biosferën e Tokës, saqë ato nganjëherë quhen “inxhinierë të ekosistemit”. E kalojnë jetën në tokën që e pasurojnë dhe riciklojnë materialin organik. Zënë një vend të rëndësishëm në zinxhirin ushqimor.

Majmunët
Janë një specie kryesore në shumë pyje tropikale, ku veprojnë si një “kopsht”, duke përhapur farat e bimëve dhe duke krijuar hapësirë për zhvillimin e bimëve të reja. Që pyjet e tilla të mbijetojnë, duhet të sigurohemi që majmunët që banojnë aty gjithashtu të mbijetojnë.

Koralet

Zakonisht quhen pyje të detit dhe luajnë shërbejnë si bazë për një rrjet ushqimesh në det dhe mbrojnë brigjet. Studiuesit vlerësojnë se shkëmbinjtë koralë mbështesin një të katërtën e jetës në det, duke i bërë ekosistemet më të larmishëm në planet. Zhdukja e shkëmbinjve nënujorë koralë do të çonte në zhdukjen e shumë specieve detare.

Loading...

Mos i humb

Alkooli 70% apo alkooli 95%? Cili është më i mirë për eliminimin e coronavirusit

Opoja.net

Virusi mund të qëndrojë në ajër, OBSH ndryshon qëndrim për maskat

Opoja.net

Studimi: 71% e pacientëve me koronavirus që kërkojnë kujdes intesiv janë meshkuj

Opoja.net

A është mirë të porosisni ushqime në kohë pandemie?

Opoja.net

Këto janë dy ilaçet që po e luftojnë koronavirusin (pamje)

Opoja.net

Koronavirusi, të gjithë të rinjtë duhet të lexojnë këtë mesazh

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net