Opoja.net

Këto janë tri skuadrat që kanë bërë ofertë për Florent Hadergjonajn, largimi i tij i sigurt në janar nga Huddersfieldi

Sport
Këto janë tri skuadrat që kanë bërë ofertë për Florent Hadergjonajn, largimi i tij i sigurt në janar nga Huddersfieldi

Florent Hadergjonaj pritet të ndërrojë skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ylli i Kosovës nuk është duke kaluar periudhë të mirë me Huddersfieldin pas ndryshimeve në krye të shtabit teknik.

Paraqitjet e jashtëzakonshme me fanellën e Kosovës kanë bërë që për mbrojtësin e djathtë të ketë oferta të rëndësishme.

Telegrafi merr vesh ekskluzivisht se tri skuadra kanë bërë oferta në drejtim të Huddersfieldit për transferimin e deçanasit.

Fjala është për gjigantin turk Fenerbahce që po e kërkon me ngulm transferimin e anësorit të djathtë në Superligën turke.

Ndërkohë për lojtarin mbetet një mundësi edhe transferimi në Serie A, ku po kërkohet nga Atalanta e Berat Gjimshitit.

Oferta e tretë është nga kampionati i njëjtë, Championshipi anglez ku është Fulhami që po e dëshiron lojtarin që nga vera.

Fulham ishte shumë pranë ta transferojë Hadergjonajn edhe në fundin e afatit kalimtar veror, mirëpo në fund dështoi marrëveshja.

Skuadra londineze është ndër favoritet për tu rikthyer në Ligën Premier dhe njëkohësisht edhe favorite për t’i fituar shërbimet e Hadergjonajt.

Gjithnjë sipas burimeve të Telegrafit, Huddersfield do ta lejoj largimin e Hadergjonajt në janar, por për një gjë të tillë kërkon rreth pesë milionë euro.

25-vjeçari ka bërë një përvojë jashtëzakonisht të madhe, pasi ka dy vite të kaluara në Ligën Premier dhe një vit të tjetër në Bundesliga.

Hadergjonaj vlerësohet lartë pasi luan në dy krahët e mbrojtjes, derisa për mrekulli ka luajtur në disa ndeshje edhe si mesfushor qendror dhe mesfushor i krahut të djathtë.

Skuadra e tij e re ende nuk dihet, por i sigurt është vetëm largimi i Florentit në janar nga Huddersfieldi, pas dy viteve e gjysmë të kaluara në këtë ekip. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Klubet e mëdha evropiane pas Tonalit

Opoja.net

Liverpool mposht Man Utd, thellon diferencën në krye

Opoja.net

Messi i kërkon Barcelonës ta transferojë Agueron

Opoja.net

Milionat që i fitoi McGregor për 40 sekonda në Las Vegas

Opoja.net

Nora Gjakova, xhudistja më e mirë e Kampionatit Shtetëror

Opoja.net

Xhaka dhe Mustafi titullar kundër Sheffield United

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net