Opoja.net

Këto tre klubet përshendeten nga La Ligan këtë sezon

Sport
Këto tre klubet përshendeten nga La Ligan këtë sezon

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni në La Liga, me ç’rast sot u mësuan edhe skuadrat që bien nga liga elitare e Spanjës.

Rayo Vallecano dhe Getafe i bashkohen Levantes në Segunda Division, duke mos arritur të sigurojnë mbijetesën në këtë sezon, transmeton Koha.net. Vallecanos nuk i mjaftoi fitorja prej 3 me 1 kundër Levantes.

Hernandez, Jozabed dhe Miku shënuan për vendasit, kurse për mysafirët golin e vetëm e ka shënuar Verza.

Kurse Getafe u mposht në udhëtim nga Betisi me rezultat prej 2 me 0. Pezzella e Castro shënuan në këtë ndeshje për Betisin, dhe për Getafen shënoi Medran.

Levante përfundon sezonin e renditur në vendin e fundit me 32 pikë, Getafe një vend me lartë me 36 pikë, kurse Vallecano në vendin e 18 me 38 pikë.

Vdes legjenda e futbollit Diego Armando Maradona

Kushtrim Guraj

Fjalimi motivues i Majlinda Kelemendit: Krejt cka kam, i arrita vetë 

Kushtrim Guraj

Neymar kthehet me gol te PSG

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net