Opoja.net

KF “Liqeni U13” vetëm një fitore e ndanë nga kampioni

Opoja Sport
KF “Liqeni U13” vetëm një fitore e ndanë nga kampioni

Ka mbetur për tu zhvilluar edhe ndeshja e fundit për Klubin e futbollit “Liqeni U13”, për tu shpallur kampion në Proligën regjionale të futbollit në Prizren.

Ndeshja e fundit Klubi i “Liqenit” e pret KF “Albionet” në stadiumin e qyretit në Dragash. Ndeshja do të zhvillohet të dielen më: 22.05.2016, duke filluar në ora 13:00.

Të gjithë të interesuarit dhe dashamiret e futbollit mund të shohin nga afër talentët e rinjë të shkollës së futbollit “Liqeni” nga Dragashi. Talentët e klubit “Liqeni” pritën të shpallën kampion në Proligën regjionale të futbollit në Prizren. Ata kryesojnë të parët në këtë ligë më 15 pikë, dhe të dielën do të luajnë ndeshjën e fundit.

Portali “Opoja.net” do të transmeton ndeshjen KF Liqeni – KF Albionet drejtpërdrejt, të dielën duke filluar në orën 13:00 nga stadiumi i qytetit në Dragash.

© Opoja.net

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj

Liga e Kampionëve rikthehet me tetë super sfida

Kushtrim Guraj

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net