KF Opoja humbi ndeshjen si pasojë e referimit të dobët

Opoja Sport
KF Opoja humbi ndeshjen si pasojë e referimit të dobët

Sot është zhvilluar ndeshja në mes të KF Opojës dhe KF Rilindja e Kosovës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren. Takimi i javës së 11-të i ka takuar Rilindjes së Kosovës.

KF Opoja 0:2 KF Rilindja e Kosovës

Klubi i futbollit “Opoja” ka humbur ndeshjen në përballje me Rilindjen e Kosovës, si pasojë e referimit të dobët. Në takimet e fundit Opojaret kam pasurë referime të dobëta dhe nga referat e njejtë. Edhe pse janë ankuar në FFK kryesia e këtij klubi, për këtë arsyje mirëpo edhe në takimin e sotem ndodhi e njëjta.

“Ne si kryesi e klubit kemi heshtur deri tani nga padrejtësit e referave që na janë bërë, edhe pse jemi ankuar disa hërë në FFK ku kemi bërë kërkesë që referet e njejtë mos të referojnë ndeshjet e KF Opojës, por kemi hasur në vesh të shurdhër” kanë shkruar kryesia e Klubit “Opoja” në Facebook.

Referi i ndeshjes së sotme, Shpetim Hasani, ju ka thënë kryesisë së klubeve “ Më beni qka të doni, të dy ekipet pasi të përfundoj ndeshjen”, thuhet në shkrimin e shkruar nga kryesia e KF Opojës në Facebook.

© Opoja.net

 

“Nuk mund ta zëvendësoj më të mirin në botë, Van Dijk”

Kushtrim Guraj

Bashkimi triumfon në derbin lokal ndaj Ponte Prizrenit, siguron finalen e Superkupës së Kosovës

Opoja.net

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të “Grand Slam”

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net