Kosova

KFOR-i deklarohet për praninë e njësiteve ushtarake serbe në Veri

KFOR-i deklarohet për praninë e njësiteve ushtarake serbe në Veri

Prania e formacioneve ushtarake serbe që veprojnë brenda territorit të Kosovës, gjegjësisht në malet e Leposaviqit ka kohë që veprimtaria e tyre është vërejtur ndonëse nuk është marrë asnjë masë ndaj tyre nga institucionet e sigurisë.

Megjithatë KFOR-i si përgjegjësi kryesor i ruajtjes së sigurisë, në një përgjigje për Indeksonline, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë është e qete dhe e qëndrueshme, dhe se nuk ka vend për shqetësime.

Ndërkaq sa i përket veprimtarisë së dyshimtë të klubit sportiv “Air sof club Vukovi” nën të cilën janë duke vepruar ish ushtarak serb, si dhe duke zhvilluar stërvitje taktike ushtarake në malet e Leposaviqit, KFOR-i ka thënë se janë duke e monitoruar gjithë territorin dhe situatën e sigurisë në Kosovë.

KFOR, nuk ka dhënë shpjegime se çka në të vërtetë është duke bërë ish ushtaraku serb Momcilo Arlov, brenda territorit të Kosovës, me njësitin e tij luftarak gjegjësisht në malet e Leposaviqit.

“Frocat shumë kombesh të KFOR-it, me mbështetjen e NATO-s, në Kosovë zhvillojnë operacione paqeruajtëse dhe kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ne çdo herë bëjmë vlerësimin e gjitha rreziqeve potenciale që i kanosen Kosovës. Megjithatë ne nuk do të komentojmë për ndonjë për ndonjë hetim të ndonjë personeli apo organizate”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it. /Indeksonline/

Marrëveshja e Washingtonit, delegacioni amerikan prej 15 antarësh zbarkon në KEK

Kushtrim Guraj

Biznes me lëkurën e kafshëve, industria që po u sjell miliona tregtarëve

Kushtrim Guraj

“S’keni parë gjë akoma”, çfarë po paralajmëron kryeministri

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net