Opoja.net

KFOR-i i gatshëm të përballet me çdo provokim

Kosova

Komandanti i Grupit Shumëkombësh luftarak Lindje të KFOR-it dhe bazës ushtarake Bondsteel, kolonel Nick Ducich, vlerëson se gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile.

Ai i tha Radios Contact Plus se nuk priste ndonjë incident, por vuri në dukje se KFOR-i është gati të merret me çdo gjë që mund të jetë provokim.

Pavarësisht tensioneve të pranishme në terren, e shkaktuar nga një shumëllojshmëri të deklaratave dhe spekulimeve në media për ndarjen e Kosovës, kolonel Ducic thotë se nuk pret incidente.

“Së pari, KFOR po kryen operacione për të demonstruar gatishmërinë tonë dhe ne e kryejmë atë në mënyrë efikase në tërë Kosovën, jo vetëm në veri. Mendoj se mund të themi se çdo herë e përmbushim misionin tonë dhe nuk pres ndonjë incident. Ne jemi të gatshëm të merremi me gjithçka që mund të jetë provokim “, tha ai.

I pyetur nëse akuzat nga media të caktuara që KFOR trajnon Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), komandant i Kampit Bondsteel thotë se KFOR trajnon FSK-në, por vetëm në kuadër të mandatit të KFOR-it dhe SHBA-së si vend, dhe kjo kryesisht ka të bëjë me kompetencat kyçe.

Loading...

Mos i humb

20 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Opoja.net

Vitia takon Osmanin dhe Nagavcin, flasin për koordinim në menaxhimin e situatës me COVID-19

Opoja.net

BE-ja kërkon rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Opoja.net

Sllovakia i ofron Kosovës një projekt kundër përhapjes së COVID-19

Opoja.net

Koronavirusi ka goditur sektorin privat, Kosova mund të futet në pandemi ekonomike

Opoja.net

Shkon në 3 numri i të vdekurve nga Coronavirusi në Kosovë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net