Opoja.net

Kimmich është operuar në gju, nuk luan së paku deri në janar

Sport
Kimmich është operuar në gju, nuk luan së paku deri në janar

Ylli i Bayern Munichut, Joshua Kimmich, nuk do të mund të luajë deri janar, pasi i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

25-vjeçari e ka operuar meniskun lateral të këmbës së djathtë, si pasojë e një lëndimi në klasiken gjermane kundër Borussia Dortmundit.

Bavarezët e fituan derbin (3-2), mirëpo futbollisti defensiv e kishte lëshuar fushën që në minutën e 26-të.

Bayerni e ka lëshuar një komunikatë në faqen e klubit, përmes të cilës ka njoftuar se Kimmich nuk do të kthehet nga lëndimi së paku deri në janar.

Gjermani u lëndua në momentin kur e zgjati këmbën që të merrte një top nga Erling Haaland, ndërsa rënia e tij ishte e keqe.

The post Kimmich është operuar në gju, nuk luan së paku deri në janar appeared first on FaktePlus.

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj

“Askush s’u kujdes për Maradonën, e lanë vetë të vdesë në një dhomë të vogël”

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net