Opoja.net

Kina ia rrezikon zejen jorganxhiut nga Prizreni

Kosova
Kina ia rrezikon zejen jorganxhiut nga Prizreni

Në mesin e shumë zejeve në Prizren është edhe ajo e jorganxhinjve. Dikur ky qytet kishte 13 jorganxhinj, por për shkak të rrethanave, që tashmë janë krijuar, ky numër është reduktuar vetëm në tre jorganxhinj, tregon për “Kosova Sot” Abdurrahman Rama, i cili tashmë është në pension, por ia ngjet dorën familjes. Për të mirë ose për të keq, pothuajse gjysma e jetës së këtij njeriu ka kaluar në vendin e punës. Kështu që, pa dyshim rruga drejt lumturisë kalon edhe përmes zgjedhjes së profesionit të përshtatshëm.

“Disa fëmijë e kanë të qartë çfarë do të bëhen, që kur janë ende të vegjël. Mirëpo, ka të tillë, të cilët, për një kohë të gjatë trullosen të hutuar çfarë të zgjedhin për profesion. Jo rrallë ata njerëz mbeten të pakënaqur për tërë jetën. Ëndrrat në zgjedhjen e profesionit nuk janë gjithçka. Unë për shembull që ne vegjëli pata menduar se si të bëhem jorganxhi, edhe pse ashtu kam menduar se do të më ndihmojë njerëzit”, tregon për gazetën Abdurrahmani

8 orë punë për një jorgan Abdurrahmani për herë të parë dyqanin e ka hapur në Prizren në vitin 1988 dhe nga ajo ditë ka ushtruar profesionin jorganxhiut. “Për një jorgan – punim dore na duheshin tetë orë punë. Prandaj, paguhej mirë kurse tani gjithçka punohet më lehtë, por nuk paguhet më. Jorganët e dorës tani më shumë blihen si relikt ose si kujtim të dasmave”, shprehet Abdurrahman Rama, i lindur në Rahovec, por që herët ka zbarkuar në Prizren dhe pas pak vitesh kishte hapur dyqanin e jorganëve në këtë qytet. “Atëherë jetohej mirë me këtë zeje. Tash dy djemtë e mi nuk e duan këtë zanat sepse nuk paguhet. Kanë kryer fakultetin për nuk duan ta trashëgojnë këtë zeje”, tregon Rama.

“Zgjedhja duhet të jetë në përputhje edhe me veçoritë individuale. Shpeshherë në ato çaste prindërit ndërhyjnë në jetën e fëmijëve, por nuk mund të thuhet, se ata janë këshilltarët më të mirë. Një gabim bëjnë ata prindër, që dëshirojnë t’u imponojnë fëmijëve vullnetin e tyre të prirë nga ambiciet e parealizuara. Mirëpo, ka një kategori të rinjsh dhe të rejash, që zgjedhin një profesion, në të cilin mund të kombinojnë krijimtarinë me pragmatizmin. Dhe janë të shumtë ata që duan të ndjekin traditën familjare, të bëhen mjekë ashtu si mami edhe babi apo farmacistë në mënyrë që të trashëgojnë biznesin e prindërve”, shprehet ai. Ata që gjenden në këtë pikë në një farë mënyrë e kanë të ardhmen e garantuar për sa i përket profesionit, pasi gjysmën e punës e kanë gati, u duhet vetëm të shkollohen. “Mirëpo, unë kam dy fëmijë dhe të dytë i kanë kryer fakultetet dhe nuk e duan më këtë zeje. Nëse kështu vazhdon ky dyqan do të punojë edhe pak dhe sigurisht se ky lokal do të mbyllet”, shprehet ai.

“Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë”

Kushtrim Guraj

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net