Opoja.net

Kjo është aparatura moderne për diagnostikimin e gurëve në veshka

Shëndeti
Kjo është aparatura moderne për diagnostikimin e gurëve në veshka

Problemet urologjike janë të shpeshta te të gjitha moshat, andaj ka shumë rëndësi kujdesi i vazhdueshëm dhe vizitat tek urologu.

Veshkat janë organe jetike për njeriun dhe gjenden menjëherë poshtë brinjëve.

Detyra e veshkave është t’i largojnë toksinat, të ndihmojnë në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe kanë rol të rëndësishëm në aktivizimin e vitaminës D.

Një nga problemet kryesore të tyre janë gurët në veshka, të cilët ndonjëherë mund të japin dhimbje të forta.

Kështu, urologu Ajet Xhafa tregon për problemet më të shpeshta të gurëve në veshka, prostatës ose problemeve tjera urologjike.

Shumica e njerëzve prodhojnë gurin e parë të veshkave pas moshës 30-vjeçare. Rreziku i zhvillimit të këtyre gurëve mund të rritet nga disa faktorë, por Spitali Amerikan është kujdesur që kjo të mos ndodhë, pasi në Kosovë ka sjellë aparaturat më moderne.

Xhafa, me këtë rast tregoi si e bëjnë diagnostikimin e veshkave në Spitalin Amerikan.

Ndërsa radiologu Admir Sulovari, tregon dy mënyra të radiologjisë të cilat përdoren për diagnostikimin e gurëve në veshka.

Departamentit të Urologjisë në Spitalin Amerikan, tashmë i është ofruar mundësia e kryerjes së intervenimeve nëpërmjet përdorimit të aparaturave moderne, të cilat nuk mund t’i gjeni në asnjë spital tjetër.

Pra edhe në Kosovë, në Spitalin Amerikan, mund të gjeni zgjidhje për trajtimin e problemeve tuaja me gurët në veshka, zmadhim të prostatës, ngushtim të kanalit të urinës, heqjen e tumoreve të rrugëve urinare, për të cilat mund të konsultoheni me urologun Ajet Xhafa në Spitalin Amerikan.

 

Loading...

Mos i humb

Ushqimet që duhet t’i hani për të shtuar peshë

Opoja.net

Filloni të pini çaj të zi çdo ditë dhe do t’i vëreni këto ndryshime

Opoja.net

A ndihmon soda e bukës me problemet e diabetit

Opoja.net

A keni nevojë për kalcium? Hani këto ushqime

Opoja.net

Pema që po i çmend të gjithë në Shqipëri, askush s’ja gjen emrin

Opoja.net

Tiparet e njerëzve mendërisht të fortë

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net