Kjo është gjendja e këmbësorit që u godit me veturë në Fushë Kosovë

Kosova
Kjo është gjendja e këmbësorit që u godit me veturë në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë, ku një këmbësor u godit nga një veturë.

E personi që po e drejtonte veturën, ishte zyrtar policor.

Kjo është konfirmuar edhe nga vet Policia e Kosovës, të cilët po ashtu kanë bërë të ditur se këmbësori pas trajtimit që ka marrë gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar autoambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Pandemia dëmtoi rëndë edhe Byronë Kosovare të Sigurimit

Kushtrim Guraj

Rritja e rasteve me COVID 19, mësimi në Kosovë po vazhdon në dy variante

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net