Klori nuk është arsyeja se përse ju skuqen sytë në pishinë, por urina

Shëndeti
Klori nuk është arsyeja se përse ju skuqen sytë në pishinë, por urina

Sytë e skuqur pas notit në pishinë nuk janë rezultat i klorit, por faktikisht shkaktohen nga urina që gjendet në pishinë, ka treguar Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve.

Ndotësit që gjenden në pishinë, duke përfshirë djersën dhe urinën, lidhen me klorin që gjendet në ujë për të krijuar një përbërës kimik i cili i skuqë sytë.

Problemi mund të jetë më i keq te pishinat e brendshme ku ka më pak ajër, duke rezultuar që këta ndotës të akumulohen në ajër.

Ajri i freskët është i rëndësishëm, ndërkaq super-klorinimi i ujit mund të jetë mënyrë efikase për ta pastruar ujin e pishinës nga këto produkte të dëmshme.

Megjithëse noti është aktivitet i jashtëzakonshëm fizik, notarët duhet të jenë të vetëdijshëm se si t’i parandalojnë infeksionet.

Ekspertët thonë se këtë mund ta boni duke mos e pirë ujin në të cilin notoni. /Telegrafi/

Cilat janë dallimet ndërmjet gripit sezonal dhe virusit Covid, flet infektologu kosovar

Opoja.net

Këtë vit 250 raste të reja me kancer të gjirit, pandemia ndikoi edhe në aspektin psikologjik

Opoja.net

Si ndikon diabeti tek tensioni i lartë i gjakut – çfarë duhet të bëni

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net