Opoja.net

KOLLÇOJA – Vallet e burrave të Opojës – (Foto)

Kultura Opoja

[dropcap font=”0″]V[/dropcap]allet e burrave në Opojë variojnë prej 8-12 valle. Kjo seri e valleve e njohur si ‘Kollçoja’ performohet nga burrat në ambient të hapur dhe të shoqëruar nga dy cyrle (zurla) dhe dy lodra (tupana). Kollçoja vallëzohet në formë rrethi ose gjysmërrethi. Disa valle luhen ndarazi, e disa bashkë gisht në gisht apo krahë mbi krahë, të cilat vallëzohen në formë rrethi dhe pas çdo cikli, valltarët ecin rrotull në rreth njëri pas tjetrit, derisa cyrlja luan një lloj intermeco para se të fillojë vallja tjetër,e cila përsëritet pas çdo cikli të Kollçojës, me ç’rast ndodh edhe zëvendësimi i valltarit të parë, apo udhëheqësit të valles. Këtu duhet theksuar se edhe lodraxhia (tupanxhia) vazhdimisht gjatë lojës së Kollçojës e përcjell valltarin e parë, gjë që rrallë ndodh në llojet e vallëzimeve tjera, të ndonjë regjioni tjetër.

Cikli nga fshati Kosavë numëron 9 valle

1. Kollçoja (e parë, variant i parë) 2. Kollçoja (varianti i dytë) 3. Kollçoja (variant i tretë) 4. Kollçoja (varianti i katërt) 5. Hasjanka 6. E grave 7. Kara Isufi 8. Brocka 9. Vallja e Shotës.

Cikli nga fshati Pllavë numëron 12 valle
1. Kollçoja 2. Mbas Kollçosë ( variant i dytë i kollçojës parë) 3. Dorë më dorë ( valltarët mbajnë duart në formë të shkronjës “V”) 4. Kara Isufi 5. Kërcim burrërishte, 6. Gisht për gisht (gishtërinjtë e vegjël të ndërlidhur me krahët në pozitën “W”) 7. Hasjanka e vogël 8. E grave 9. Hasjanka e madhe 10. Sherianka (Varianti i parë) 11. Sherianka (Varianti i dytë) 12. Sherianka (Varianti i tretë) Sherianka njihet gjithashtu si ‘Sheriançe’.

Cikli nga fshati Shajne numëron 8 valle
1. Kolliçoja e parë (variant i parë) 2. Vallja vesh për vesh 3. Gisht për gisht 4. Krah për krah (krahët e shtrirë horizontalisht me duar mbi shpatulla të njëri tjetrit në pozitë në formë të shkronjës “T”) 5. Vallja e Kara Isufit 6. Vallja e Selman Agës 7. Çakixhiut (po ashtu e njohur si Gostivarka dhe. 8. Disa valle të lehta.

Megjithatë, duhet theksuar se Kollçoja vallëzohet në të gjithë fshatrat e Opojës me dallime shumë të vogla. Elementi individual i lojës së valltarëve e ka bërë atë më të vështirë për t’u mësuar nga të gjithë. Prandaj jo të gjithë që e vallëzojnë Kollçojën mund të jenë udhëheqës të valles apo valltar i parë. Po ashtu, jo të gjithë valltarët mund të luajnë disa valle që konsiderohen më të rënda “vështira”, me ç’rast ata largohen përkohësisht nga vallja, për t’u kthyer tek vallet më të lehta apo siç njihen në Opojë – vallet e grave me të cilat përfundon Kollçoja. Shkruar nga Mirsad Kuteli trasmeton Opoja.Net

Dëshmitë ndaj ish-drejtorit të Financave në Komunën e Dragashit, si dhe dy zyrtarëve komunal

Opoja.net

Dy raste të reja me Covid-19 në Dragash

Fari Kolloni

Në moshën 86-vjeçare ka ndërruar jetë Shaban Mejzini

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net