Opoja.net

Kolona të gjata në kufi, pritje mbi shtatë orë për të dalë nga Kosova

Kosova

Bashkatdhetarët të cilët kanë përfunduar pushimet në Kosovë, janë duke pritur deri në shtatë orë për të dalë nga kufiri përmes pikës kufitare, Merdare.

Kolonat në vendkalimin kufitar, Merdare janë të gjata deri në dy mijë metra.

Edhe pikat tjera kufitare me Serbinë janë mjaft të ngarkuara, në Jarinje kolonat arrijnë deri në një mijë kilometra, po ashtu edhe në Mutivodë, Muçibabë dhe Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në 800 metra, transmeton Telegrafi.

Kolona deri në 200 metra janë krijuar edhe në pikën kufitare Hani i Elezit, pikë kjo e cila bën lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të publikuar në ora 14:00, pikat tjera kufitare janë të lira, hyrja dhe dalja mund të bëhet tre deri në pesë minuta.

Fotografi ilustruese:

Qytetarët mund të përcjellin në kohë reale gjendjen në pikat kufitare duke klikuar KËTU ./Telegrafi/

Mos i humb

Të burgosurit kosovarë do të mund të punojnë në kompani private

Opoja.net

Mbërrin grupi i parë i haxhive të Kosovës

Opoja.net

25 mijë familje me asistencë sociale, paratë u dalin vetëm sa për të mbijetuar

Opoja.net

Kolona të gjata në kufi me Serbinë, mërgimtarët po presin 6 orë në Merdare

Opoja.net

Ministria e Financave njofton se ka bërë ekzekutimin e pensioneve për muajin gusht

Opoja.net

Dyshohet se keqpërdori pozitën, aktakuzë ndaj inspektorit komunal në Prizren

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net