Opoja.net

Kombëtarja e Kosovës në hendboll gati për sfidën ndaj Malit të Zi

Sport
Kombëtarja e Kosovës në hendboll gati për sfidën ndaj Malit të Zi

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka përfunduar stërvitjet në Prishtinë për ndeshjen ndaj Malit të Zi, që luhet të mërkurën në Podgoricë (20:30).

Të hënën Kombëtarja ka mbajtur dy stërvitje me intensitet të lartë, ndërsa lojtarët janë parë shumë të motivuar për të dhënë më të mirën në Podgoricë.

Ndeshja me Malin e Zi vlerësohet e vështirë, por të gjithë premtojnë më të mirën. Kombëtarja të martën udhëton për në Podgoricë, ku do të ketë edhe një stërvitje tjetër.

Shpirti luftarak është parë edhe në stërvitjet e së hënës, ndërsa ai do të dal në pah sidomos në ndeshje. Grupi është i bashkuar dhe kjo ka qenë në ndeshjet e fundit forca kryesore e Kosovës.

“Nëse luajmë të bashkuar ashtu si në Itali, nëse të gjithë japim më të mirën, atëherë besoj se kemi gjasa të mira për paraqitje dinjitoze, një që i bën nder vendit”, ka thënë kapiteni Valon Dedaj.

The post Kombëtarja e Kosovës në hendboll gati për sfidën ndaj Malit të Zi appeared first on FaktePlus.

Zidane: Nuk jap dorëheqje

Kushtrim Guraj

Stadiumi i Napolit do ta mbajë emrin “Diego Armando Maradona” nga ndeshja e ardhshme e napolitanëve

Kushtrim Guraj

Sa do t’i kushtojë Barcës nderimi që Messi i bëri Maradonas

Kushtrim Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net