Opoja.net

Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kosova
Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Ky Komision, në mbledhjen që do ta mbaj sot, pritet që ta shqyrtoj këtë Projektligj.

Kujtojmë se të hënën e kaluar, Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kishte votuar në lexim të parë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ky Projektligj kishte dështuar të votohej për gjashtë herë që nga muaji gusht kur ishte prezantuar për herë të parë në Kuvend.

Nëse Projektligji siguron votat e nevojshme në seancë, kryetarja e Kuvendit e nënshkruan dhe e dërgon tek Presidenti për shpallje. Ndërkaq, Presidenti ka afat tetë ditë për ta shpallur ose për ta kthyer atë për rishqyrtim në Kuvend.

Në dispozitat e këtij Projektligji është plotësimi dhe ndryshimi e disa ligjeve, me qëllim të rimëkëmbjes së ekonomisë së Kosovës pas efekteve negative të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Ky do të mbetet në fuqi deri më 31.12.2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij Ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.

Me anë të këtij Projektligji parashihet zbatimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në vlerë prej 365 milionë euro.

The post Komisioni për Buxhet shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike appeared first on FaktePlus.

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit paralajmëron protesta nëse s’kalon Pakoja e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kushtrim Guraj

Popujt më kursimtarë në rajon, ku renditen kosovarët

Kushtrim Guraj

Në Prizren, 133 gjoba për mosrespektim të masave

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net