Kompletohen çiftet çerekfinaliste, mësohet se kush me kë do të përballet

Sport
Kompletohen çiftet çerekfinaliste, mësohet se kush me kë do të përballet

Kompletohen çiftet çerekfinaliste, mësohet se kush dhe kur do të përballet me kë.

Pas ndeshjeve të së shtunës, që ishin të fundit për fazën e 1/8 të finales së Ligës së Kampionëve, tani dihen katër ciftet çerekfinaliste që do ta vazhdojnë ëndrrën e madhe për t’u shpallur kampionë të Evropës.

Atalanta, Paris Saint-Germaini, Leipzigu dhe Atletico Madridi e kishin siguruar vendin në çerekfinale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve qysh para ndërprerjes së sezonit shkaku i koronavirusit.

Të premten, fazën çerekfinale e arritën edhe Manchester City, që i eliminoi rekordmenët e Champions League, Real Madridin, dhe Lyoni, që e mposhti Juventusin e Cristiano Ronaldos dhe shkaktoi shkarkimin e Maurizio Sarrit.

Të shtunën, festës së Manchester Cityt dhe Lyonit iu bashkuan edhe Barcelona, që e eliminoi Napolin, dhe Bayern Munichu, që e eliminoi Chelsean. Këto dy klube do të përballen me njëra-tjetren në çerekfinale, ndërsa më poshtë mund t’i shihni të gjitha çiftet.

Faza çerekfinale – që do të zhvillohet në Lisbonë, bashkë me gjysmëfinalet dhe finalen, të gjitha me nga një ndeshje përcaktuara – do të nisin më 12 gusht me përballjen mes Atalantas dhe PSG-së dhe do të mbyllen më 15 gusht me përballjen mes Manchester Cityt dhe Lyonit.

Gjysmëfinalet e këtij sezoni do të zhvillohen më 18 dhe 19 gusht, ndërsa finalja është caktuar për 23 gusht. Të gjitha këto ndeshje do të zhvillohen në orën 21:00.

Prishtina e Ballkani e nisin me fitore bindëse Superligën e Kosovës

Fari Kolloni

Paraqitjet e mira sezonin e fundit, Milan me super shpërblim për Calhanoglun

Fari Kolloni

Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Fari Kolloni

Interi jep lajmin e shumëpritur, ylli i madh po rikthehet në skuadër

Fari Kolloni

Manchester United arrin marrëveshje personale me këtë lojtar

Fari Kolloni

Bayern Munich shënon fitore spektakolare kundër Schalkes

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net