Komuna e Dragashit me mbështetje nga Projekti i UNDP-së INTERDEV 2 ka realizuar projektin për përmirësimin e ofertës turistike dhe zhvillimin e aktiviteteve në natyrë.
Në kuadër të kësaj nisme janë ndërtuar dhjetë pushimore prej druri me pajisjet përcjellëse si ulëse dhe shporta mbeturinash në dhjetë lokacione me potencial shfrytëzimi (Zaplluxhe, Blaç, Brezne, Kuk, Kuklibeg, Brod, Rapçë, Zlipotok, Bresanë dhe Restelicë).
Krahas këtij aktiviteti janë duke u themeluar edhe tre bujtina për promovimin e turizmit rural si dhe është themeluar organizata e të rinjëve për organizimin e aktiviteteve turistike në natyrë.