Opoja.net

Komuna e Prizrenit, financon OJQ-të

Kosova
Komuna e Prizrenit, financon OJQ-të

Komuna e Prizrenit, ka ftuar sot të gjitha OJQ-të, të cilat implementojnë projekte për fushat sociale, që të aplikojnë për financim.

“Projektet duhet të jenë në përputhje me politikat programore të fushave sociale”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.

Projektet duhet të jenë: Promovimi i vullnetarizmit, Integrimi i grupeve të caktuara sociale, Fuqizimi i Organizatave me shërbime sociale, Përkujdesja institucionale e masës “mbrojtja e afërt”.

KRITERET
1. Aplikuesit duhet të dëshmojnë se kanë implementuar projekte në të cilat kanë qenë të përfshira grupet sociale (personat me aftësi të kufizuar dhe grupet e tjera të margjinalizuara);
2. Projekt propozimi duhet të jetë unik, d.m.th. nuk është implementuar në aktivitetet e mëparshme të këtij lloji;
3. Në kushte të barabarta, përparësi do të kenë projektet të cilat kanë për synim involvimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar;
4. Përparësi në përzgjedhje do të kenë projektet që bazohen në politikat komunale për mirëqenie të qytetarëve në nevojë.
Në këtë thirrje mund të aplikojnë edhe një grup organizatash së bashku për implementimin e një projekti të caktuar, të natyrës së njëjtë.

Kërkesës duhet t’i bashkëngjiten edhe dokumentet:
Kopja e lëtërnjoftimit për parashtruesin e kërkesës;
Certifikata e numrit të regjistrimit të OJQ-së;
Certifikata e numrit fiskal të OJQ-së;
Letërnjoftimi i bartësit të xhirollogarisë;
Vërtetimi/dëshmia e bankës të subjektit i cili aplikon;
Të dhënat e aplikuesit: telefoni, e-mail adresa.
Projekt propozimet mund t’i dorëzoni nga data 07.03.2017deri 27.03.2017 në ora:16:00h në adresën: Komuna e Prizrenit (Ndërtesa e Administratës), Sporteli nr.5.

Loading...

Mos i humb

Ndalet tregtia Kosovë – Serbi

Opoja.net

Parashikimi i motit për sot

Opoja.net

Disa nga masat që duhet respektuar në momentin që fillojnë udhëtimet me avion

Opoja.net

Në Prizren, ​54 raste aktive me coronavirus, 32 persona presin rezultatet gjatë ditës

Opoja.net

Raporti i UNDP: Qytetarët më së shumti të kënaqur me punën e Vjosa Osmanit, Albin Kurti në vendin e dytë

Opoja.net

Qytetarët, shumë të pakënaqur me drejtimin politik të vendit

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net