Opoja.net

Komuna e Prizrenit shpërndan material ndërtimor për familjet skamnore

Kosova
Komuna e Prizrenit shpërndan material ndërtimor për familjet skamnore

Komuna e Prizrenit ka shpërndarë material ndërtimor për 60 familje skamnore.

Kryetari Ramadan Muja, tha se ky projekt kap shumën në vlerë prej 270 mijë euro.

“Jam i lumtur për këtë ndihmë”, tha Muja.

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Elhame Berisha- Zogaj, tha ndërkaq se rreth 200 familje kanë aplikuar për përfitim të materialit ndërtimor.

“ Mirëpo, për shkak të buxhetit të limituar janë përzgjedhur 50 familje skamnore të cilave u është siguruar material i tërësishëm për ndërtim të shtëpive në vlerë prej 5 mijë euro, ndërsa 10 të tjera kanë përfituar material për ndërtimin e kulmeve ose janë në përfundim të objekteve me nga rreth 2 mijë euro”, tha ajo,transmeton TVPZ.

Berisha- Zogaj, shprehu besimin se me rritjen e buxhetit, vitin në vijim do të mbështeten me material ndërtimor të gjitha familjet tjera që kanë bërë kërkesë për përfitim të ndërtim të shtëpive.

Spitalet në Kosovë mbushen me pacientë, cilat janë përgatitjet nëse përkeqësohet situata?

Opoja.net

Pandemia mund të ndalet nëse të paktën 70 për qind e njerëzve i bartin maskat në publik

Opoja.net

FSK, institucioni më i besueshëm në vend

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net