Opoja.net

Konfirmohet miqësorja e parë e Kosovës për vitin 2020

Sport
Konfirmohet miqësorja e parë e Kosovës për vitin 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do të luaj ndeshje miqësore në fillim të vitit 2020.

Ka qenë Federata e Futbollit të Kosovës që ka konfirmuar lajmin për ndeshjen e radhës miqësore.

Dardanët do të takohen në një takim miqësor me Kombëtaren e Suedisë, por që kjo ndeshje nuk do të luhet në Evropë.

FFK ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në kryeqytetin e Katarit, Doha.

Ky takim është konfirmuar se do të zhvillohet më 12 janar të vitit 2020.

Shtëpia më e madhe e futbollit kosovar ka paralajmëruar një konferencë ditën e martë (10,12,2019) për të treguar detaje të tjera rreth kësaj ndeshje miqësore.

Kjo ndeshje do t’i ndihmojë përzgjedhësit Bernard Challandes ta përgatitë ekipin para takimit më të rëndësishëm në historinë e futbollit kosovar ku në mars do të luhet gjysmëfinalja e Divizionit D ndaj Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/

Loading...

Mos i humb

Man City – Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Fari Kolloni

Zyrtare: Ylli i Real Madridit tashmë lojtar i Interit

Fari Kolloni

Conte ja rrëmben dy yje Cheleas

Fari Kolloni

Ylli i madh arrin në Mynih për testet mjekësore te Bayern

Fari Kolloni

Lojtari nga Kosova shënon gol të bukur për Bayern Munich II

Fari Kolloni

Guardiola konfirmon largimin e yllit të madh

Fari Kolloni
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net