Opoja.net

Kongresi Ndërkombëtar – Jo vetëm nëna dhe i porsalinduri, por edhe fetusi është pacient

Opoja Shëndeti Shqipëria

Në Tirana International Hotel, në kryeqytet e Shqipërisë, nisi Kongresi i 32-të organizuar nga Shoqata “Fetusi si Pacient”, që do të vijojë nga datat 27 deri në 29 Maj, 2016. Në këtë kongresë mori pjesë edhe Docent Dr. Sc. Selami Sylejmani, Md nga Prizreni, i cili e përfaqësoi Kosovën.

Shoqëria Ndërkombëtare “Fetusi si Pacient” është një vëllazëri ndërkombëtare e përkushtuar për përmirësimin e të gjitha aspekteve të kujdesit të grave shtatzëna, të posalindurit dhe fetusin që e trajton si pacient.

selami foto 1

Në Kongres marrin pjesë shtatëdhjetë përfaqësues nga rradhët e shkencëtarëve dhe akademikëve më të njohur, nga e gjithë bota, të cilët do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre me vendin tonë, në fushën e shkencave perinatale.

Mirëseerdhët në Kongresin “Fetusi si Pacient”

Përfaqësuesi i Kosovës, Dr. Selami Sylejmani, tha për Opoja.net se ky është aktiviteti i parë i përmasave të tilla në Shqipëri dhe e quan privilegj për vendin mbajtjen e një eventi të tillë.

“Sot në Tiranë përfunduan me shumë sukses dy evenimente më të rëndesishme të nivelit akademik: Kongresi i 12 i Akademisë Ndërkombëtare të Mjekësisë Perinatale dhe Kongresi i 32 “Fetusi si Pacient.

U shpalosen të arriturat më të fundit në lemin e gjinekologjisë, Obstetrikës dhe Diagnostikës Ultrasonografike, duke potencuar rolin e Diagnostikës ultrasonografike në diagnostikimin e anomalive të lindura fetale. Punimet e tyre i paraqiten shkenctarët më eminent botëror të kësaj fushe nga shumë shtete të botës.

Ishte kënaqësi dhe privilegj të jesh ligjërues i ftuar krahas koloseve botëror të shkencës dhe ta përfaqëson Kosovën.
Organizimi ishte perfekt, të gjitha punimet në nivelin më të lartë, pjesëmarrësit në numër shumë të madh dhe shumë të interesuar për cdo respekt. Ngjarje të këtij niveli duhen edhe shumë vite gjegjësisht shumë vështirë të përsëriten”, ka përfunduar Dr. Selami Sylejmani.

selami foto 2

Ja pse duhet të marrësh pjesë në këtë Kongres!

Sepse, kjo ngjarje do të ofrojë mundësi për të eksploruar terrene emocionuese të reja në shkencat perinatale. Ju nuk duhet ta humbisni këtë Kongres për arsyet e mëposhtme:
Së pari: Ky Kongres do të jetë një vend i gjerë konfrontimi, ku ju personalisht mund të adresoni tema të ngutshme, ide përparimtare të fuqishme dhe njohuri të reja krijuese. Tirana do të jetë vendi ku idetë dhe opinionet mbi shkencat perinatale do shkëmbehen në një qasje që thekson ndërveprimin. Panelet e ndryshme që ne jemi duke organizuar për ju premtojnë argumente emocionuese për të gjithë.

 

Çdo panel, i cili do të përbëhet nga folësit të njohur, ekspertë në fushat e tyre përkatëse, do të trajtojë një temë kryesore ose çështje lidhur me të. Ju mund të mësoni më shumë rreth një teme të familiarizuar; ose ju mund të gjeni veten duke zbuluar një botë krejt të re idesh dhe informacioni që ju nuk e dinit që ekzistonte. Sido që të jetë, ju do të keni shumë mundësi për të eksploruar terrene të reja interesante të re me folësit e nderuar.

Së dyti: Dëgjimi i së kaluarës dhe përvojave të dikujt tjetri shpesh mund të bëhen zbulime interesante që mund të na edukojnë dhe na ndikojnë thellësisht. Pra, përfitoni nga ky tubim i rrallë i qindra njerëzve që punojnë në të njëjtën fushë, për tu mbledhur së bashku, për të këmbyer pikëpamje, dhe mësuar nga njëri-tjetri rreth temave e mëposhtme: prematuritetit, placenta e parregullt, të ushqyerit perinatale, pneumologji neonatale, infeksionet dhe mjedis, binjakët, terapit e fetusit, neuroshkenca, kufizimi i rritjes fetale, epigjenetikës, kujdesit të personalizuar, diabeti dhe obeziteti, mbikqyrjes intrapartum, seksionet çezariane, etika, humanizmi mjekësor dhe mjekësia narrative, strategjitë e parandalimit, përmirësimi i cilësisë, rrjetet dhe shumë të tjera.

Së treti: Dashuria e punës sonë na bën të ndjehemi të bashkuar në një mision të vetëm, t’i japim energji kulturës perinatale.
Motoja e kongresit sonë mund të jetë, duke cituar Sherrington-in, “Udhëtimi ynë kulturor nuk mbaron kurrë, ai njeh vetëm vende pushimi, pikat ku udhëtari mund të shikojë përreth dhe të grumbullojë mendimet e tij”.

Kongresi, aktiviteti i parë i këtyre përmasave në Shqipëri

Presidenti i Kongresit prof. Orion Gliozheni, tha se ky është aktiviteti i parë i përmasave të tilla në Shqipëri dhe e quan privilegj për vendin mbajtjen e një eventi të tillë.

“Të shtatëdhjetë lektorët pjesëmarrës në kongres janë ajka e shkencëtarëve dhe akademikëve të gjithë botës, do të shkëmbejnë eksperiencat e tyre me vendin tonë në fushën e gjinekologjisë.

Problemet që trajton kongresi kanë të bëjnë me shëndetin e gruas dhe të fëmijës, si gjatë shtatzanisë ashtu edhe gjatë lindjes, apo menjëherë pas saj.

Sigurisht që janë probleme të mprehta jo vetëm në vendin tonë dhe në Kosovë e Maqedoni, por mund të them se mbetemi akoma larg nivelit të vendeve të zhvilluara. Gjithsesi progreset në vitet e fundit nuk kanë munguar.

Risitë për të cilat do të flitet nuk mungojnë dhe lidhen me të gjitha aspektet e vdekshmërisë rreth lindjes së një fëmije. Në një ambjent të vecantë ne kemi hapur një ekspozitë ku janë paraqitur aparaturat bashkëkohore që shërbejnë në këtë fushë ashtu edhe ekzaminimet që duhen bërë në çdo rast, si një kompleks hallkash që gruaja të ketë një shtatëzani të mbarë dhe të lindë një fëmijë të shëndetshëm. Ky është dhe qëllimi final.

Në fjalën time, unë do të tregoj rreth disa studimeve që kemi bërë në Shqipëri lidhur me shëndetin e fëmijëve të lindur me teknikat e fekondimit in vitro. Kjo fushë ndihmon në mënyrë të mrekullueshme ato çifte që nuk kanë mundësi të lindin fëmijë në mënyrë natyrale”.

© Opoja.net

Mos i humb

Kryesuesi në Dragash tregon si ndodhën gabimet me vota për PDK-në

Opoja.net

Zbulohen keqpërdorime në numërimin e votave në Dragash

Opoja.net

Në fshatin Kuk të Dragashit gjenden 94 mina të pashpërthyera që nga lufta e fundit në Kosovë

Opoja.net

Policia arreston dy persona në Dragash – Ua konfiskon pistoletat!

Opoja.net

“Solid” hap fabrikë në Dragash, kërkon 90 punëtore

Opoja.net

Uthulla dhe soda e bukës – kombinimi ideal për t’i larguar të gjitha mikrobet nga shtëpia

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net